Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatari do të vazhdojë të mëkatojë derisa ta konsideroj të parëndësishëm mëkatin dhe t’i duket një gjë e vogël në zemrën e tij. Kjo është shenjë e shkatërrimit. Çdo herë që robi e konsideron një mëkat të vogël, mëkati vetëm se bëhet edhe më i madh tek Allahu.
Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Me të vërtetë, besimtarit i duket mëkati i tij si një shkëmb që qëndron mbi të dhe frikësohet se mos i bie sipër, ndërsa hipokritit mëkati i tij i duket si një mizë që kalon pranë hundës së tij dhe ai e largon.”
Transmetom Bukhari (6308).