Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Përfundimi i broshurës

Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Këto janë disa nga cilësitë e gruas së devotshme, të bazuara në librin e Allahut -azze ue xhel- dhe në sunnetin fisnik të profetit . E bëra përmbledhjen e kësaj broshure me shpresën që t’u bëj dobi atyre që Allahu dëshiron prej robërve të Vet.

E lus Allahun -xhel-le ue ala- me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që të gjithëve të na udhëzojë në rrugën e drejtë, që ajo që mësojmë të jetë në dobinë tonë dhe jo në dëmin tonë. Gjithashtu të na begatojë kohën që kalojmë, të na begatojë fjalët tona, veprat, familjet, pasardhësit, pasuritë dhe tërë jetën tonë. E Lusim Allahun që të na përmirësoj fenë në të cilën e kemi tërë çështjen tonë, dynjanë të cilën po e jetojmë dhe ahiretin tek i cili është kthimi ynë. E lusim Allahun që jeta jonë në vazhdim të jetë për ne shtesë në vepra të mira, ndërsa vdekja të jetë edhe përfundim i vuajtjeve dhe të këqijave. O Allah, përmirësoji gratë muslimane dhe bijat e tyre, udhëzoj ato në rrugën e drejtë dhe bëj që të kthehen tek Ti me kthim të mirë. O Allah, ruaj ato nga të gjitha sprovat qofshin ato të dukshme apo të padukshme. O Zot, udhëzona të gjithë neve në çdo mirësi që Ti e do dhe je i kënaqur me të. Me të vërtetë Ti je Dëgjues i lutjeve, vetëm tek Ti kemi shpresën dhe vetëm tek Ti mbështetemi.

Dhe lutjet tona i përfundojmë duke falënderuar Allahun, Zotin e botëve. Ndërsa salavatet dhe selamet, begatitë e mirësitë qofshim mbi robin dhe të dërguarin e Tij të zgjedhur, Muhamedin të birin e Abdullahut, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Shpërndaje: