Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Pse Bibla është fjala e Allahut e jo Kurani?

Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi

Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 35-37
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Une isha student dhe ligjërues në universitetin e Bonit. Aty ishte edhe një student i cili quhej Jakubi. Ai ishte gjysmë-jehudë. Kështu i quajti Hitleri të gjithë ata që e kishin një prind jehudë dhe një prind gjerman. Gjysmë jehudët kishin një liri që jehudëve iu mungonte gjatë persekutimit. Ligjet kundër jehudëve, ndalonin duke përfshirë studimet në shkollat gjermane, për shembull nuk ishte e nevojshme që të zbatohej mbi ta. Megjithatë, shumica e drejtorëve zgjodhën që t’i ndalojnë ata nga studimet nga urrejtja dhe poshtërimi. Të tjerët toleruan dhe i lejuan që të studiojnë.

Drejtori i departamentit oriental në universitetin e Bonit ishte një nga ata tolerantët në këtë çështje. Nuk isha unë që fillova të tregojë urrejtjen time ndaj tij. E kisha zakon që ta lejoja atë që të marrë pjesë në ligjërata e mia arabe dhe Islame. Ishte ai që filloi të tregojë urrejtjen e tij ndaj meje. Arsyeja e tij e vetme ishte se unë isha arab.

Zëvendës drejtori ishte një profesor katolik me emrin Höffning. Ai më urrente mua për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1 – Ne kishim mosmarrëveshje rreth dhomës së mësimit. Ish-drejtori më dha mua të drejtën në këtë çështje, të cilën ai nuk e harroi.

2 – Ai ishte profesor i gjuhës hebreje. Por mësuesi i tij ishte Jakubi. Jakubi ishte gjysmë jehudë prandaj fliste më mirë hebreisht se ai.

3 – Gjatë sundimit nazist katolikët iu dolën në krah jehudëve. Jakubi ndjeu se mund të më bezdis, të cilën ai e bëri.

Një ditë ishim në bibliotekë. Jakubi e solli një Kuran, e vuri mbi tryez dhe tha:

“Shiko! Kjo është fjala e Allahut!”

Ai filloi të qesh dhe u përpoq për t’i bërë të tjerët të qeshin por askush nuk qeshi. Unë u ngrita dhe mora një koleksion të Teuratit dhe Ungjillit në gjermanisht. Në kopertinë shkruante “Bibla e Shenjtë”. Në Kuran, shkruante “Kurani i Muhammedit”. E lash Biblën pranë Kuranit. Pastaj unë iu ktheva atij dhe i thashë:

“O jehudi! Nëse këto (do të thotë Teurati dhe Ungjilli) janë fjala e Allahut, atëherë edhe Kurani është fjala Allahut. Ne nuk jemi fëmijë ose njerëz të thjeshtë injorantë. Ne jemi studentët në një universitet. Ne mësojmë për hulumtim dhe studim. Këto dy libra, i sollën dy njerëz. E njëjta gjë është bërë me librin e tretë. Pse janë dy të parët padyshim nga Allahu, ndërsa i treti është padyshim një gënjeshtër për Allahun? Librat kanë ardhur tek ne në të njëjtën formë. Ti po argumenton si njerëzit e paaftë.”

Jakubi tha: “Unë di atë që do të thuash. Unë jam një i krishterë protestant, jo një jahudi në asnjë mënyrë. Ligji do të ndëshkoj ty për këtë akuzë.”

I thashë: “Nëse ti nuk je jahudi, unë jam jahudi.”

Të pranishmit filluan të qeshin. Ai nuk arriti të më përqesh. Në vend të kësaj, ai u përqesh. Allahu u hakmorrë ashpër ndaj tij dhe Höffningit. Höffning jetonte në Koln. Ai ishte në shtëpi kur një bombë gjermane e goditi ndërtesën e tij. E gjithë familja i vdiq. Ai tregoi urrejtjen e tij kundër meje, mes tjerash kur ai u bë drejtor i departamentit tim dhe e hodhi poshtë temën e doktorraturës sime të cilën e kishte sugjeruar ish-drejtori. Unë kisha punuar më shumë se një vit me të. Kur Höffning u bë drejtor, ai tha se një studiues në universitetin anglezë të Kembrixhit kishte shkruar tashmë për këtë temë. Unë i thashë atij se unë nuk isha në dijeni për punën e anglezit dhe se ajo nuk ishte në gjuhën gjermane të cilën unë do të shkruaja. Të gjithë profesorët në departamentin oriental e qortuan atë për këtë. Ndërkohë, mora një ftesë nga radio gjermane në Berlin me anë të shefit të Radios Gjermane në Köln. Ata donin të hapin një radio gjermane-arabe. Unë u zhvendosa në Berlin si student, lektor dhe referencë gjuhësor në radio. Përmbusha studimet e mia nën drejtimin e profesor Hartman. Allahu më kurseu nga sherri i Höffningut dhe Jakubit.

Shpërndaje: