Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Dispozita e ciklit mujor në raport me pastrimin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

10 – Kur gruas i përfundon cikli mujor, ajo është e detyruar ta pastrojë tërë trupin. Profeti i tha Fatime bint Ebi Hubejsh:

”Kur të vie cikli mujor duhet të pushosh nga namazi. Kur cikli mujor të përfundon, ti duhet ta largosh gjakun tënd me anë të pastrimit dhe pastaj falu.”1

Obligimi më i vogël i pastrimit është që së pakut të laget i gjithë trupi duke përfshirë rrënjët e flokëve. Megjithatë, është më mirë për tu pastruar sipas asaj që tregon hadithi i profetit kur Esma bint Shakl e pyeti atë se si duhet të pastrohet gruaja pas ciklit mujor:

”Ajo duhet të marr ujin dhe sidrin dhe duhet të pastrohet mirë. Pastaj ajo duhet ta shpërlajë kokën dhe ta fërkoj fortë në mënyrë që ajo të arrijë rrënjët e flokëve. Pastaj ajo e shpërlan atë me ujë. Pas kësaj, ajo përdor një leckë të parfumuar.” Esma tha: ”Si duhet ajo të pastrohet me të?” Profeti tha: ”Subhan Allah!” A’ishah i tha asaj: ”Fshije aty ku gjaku ka qenë.” 2

Nuk është e detyrueshme që gruaja të zgjidh gërshetat, përveç nëse ato janë të ndërthurura aq fortë sa që ka një rrezik që uji të mos arrijë rrënjët e flokëve. Muslimi transmeton nga Ummu Seleme (radijAllahu anha) se ajo i tha profetit :

”Unë jam një grua me gërsheta. A duhet ti zgjidh ato kur të pastrohem pas marrëdhënieve seksuale?” (Në një transmetim tjetër thuhet ”pas ciklit mujor dhe marrëdhënieve seksuale”) Ai tha: ”Jo. Mjafton që ta shpërlash kokën tri herë dhe pastaj trupin me ujë dhe në këtë mënyrë ti je pastruar.” 3

Nëse gruas i përfundon cikli mujor gjatë një kohe të namazit, bëhet e detyrueshme për të që të pastrohet menjëherë kështu që ajo ta falë namazin në kohë.

Nëse ajo është duke udhëtuar dhe nuk ka ujë, apo frikësohet se do të dëmtohet nëse ajo përdor ujin, ajo bën tejemum derisa pengesa të largohet. Pas kësaj, ajo duhet të pastrohet.

Ka gra që pastrohen gjatë kohës së namazit dhe e shtynë pastrimin deri në namazin tjetër. Justifikim i tyre është se ato nuk janë në gjendje që të pastrohet siç duhet gjatë kësaj kohe. Kjo nuk është argument apo arsye. Ajo gjithmonë mund të pastrohet përgjatë obligimit minimal dhe të falet në kohë. Pastaj kur ajo ka mjaft kohë, ajo mund të pastrohet siç duhet.


1 Bukhari (306).

2 Muslimi (332).

3 Muslimi (330).

admin

Shpërndaje: