Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Fëmiu merr përkatësinë (mbiemrin) e babait

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 15

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ashtu si emërtimi i fëmiut që është e drejtë e babait, gjithashtu edhe mbiemri është nga babai dhe jo nga nëna. Ajo thirret sipas babait të tij, dhe jo sipas mbiemrit të nënës. Kur emri lexohet, thuhet ”Filani biri i filanit dhe nuk thuhet ”filani i biri i filanes”. Kur thirret, i thuhet: ”O biri i filanit” jo ”O biri i filanes.”

Allahu (te ala) ka thënë:

ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِندَ اللَّهِ

”Thirrni ata me etërit e tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu.” 1

Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të thirren me etërit e tyre; ”Filani i biri i filanit”. Kjo është saktësuar nga Ibn Umeri (radijAllahu anhu) se profeti ka thënë:

Në ditën e gjykimit, tradhtarit i vihet flamuri i tradhtisë pranë dhe i thuhet: Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit.” 2

Kjo është prej urtësive të sheriatit, sepse përkatësia nga ana e babait është njoftim më i fuqishëm, dhe identifikimi bëhet më i madh, sepse babai është udhëheqës i fëmiut dhe nënës së tij në shtëpi dhe jashtë saj, sepse babai për hir të ij endet nëpër tregje për të punuar, rrezikon duke udhëtuar për të sjellë furnizim hallall për interesat e tyre, prandaj është me vend që fëmiu të merr përkatësinë e babait, e jo përkatësinë e nënës, sepse ato i ka urdhëruar Allahu më këtë gjë:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ

”Dhe (ju gra) qëndroni në shtëpitë tuaja.” 3


1 33:5

2 Bukhari (1735).

3 33:33

Shpërndaje: