Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Mëkatet lënë pasoja tek shtazët dhe njerëzit

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkatet lënë pasoja tek njerëzit dhe tek kafshët. Ato shkaktojnë që ai të digjet nga mëkatet dhe padrejtësitë e tij.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- ka thënë: ”Vërtetë edhe shpendi vdes në folenë e tij për shkak të padrejtësisë së të padrejtëve.”

Muxhahidi -rahimehullah- ka thënë: ”Kafshët mallkojnë mëkatarët kur ka thatësirë të madhe dhe shiu nuk bie, duke thënë: ‘Kjo është për shkak të mëkateve të njerëzve.”

Ikremeh -rahimehullah- ka thënë: ”Kafshët e tokës, madje edhe insektet si brumbujt dhe akrepat, thonë: ‘Shiu nuk bie për shkak të mëkateve të njerëzve.’”

Nuk mjafton që ai të ndëshkohet për mëkatet e tij. Ai mallkohet gjithashtu nga ata që nuk kanë mëkate.

Shpërndaje: