Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Pyetje në lidhje me kryqëzimin e shpikur

Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi

Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 38-42
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Unë kam përmendur disa shembuj të fanatizmit fetar midis feve. Unë kam më shumë histori për të treguar. Një prej tyre është në lidhje me një nga vëllezërit më të vegjël të cilët e kishin zakon të vinin në mësimet e mia. Ai ka punuar si inxhinier në Bagdad. Unë mendoj se ai quhej Tahsin. Emri i babait të tij ishte Abdul-Kadir, unë jam i sigurt për këtë. Kjo ka ndodhur në vitin 1955 ose në 1956.

Ai më tregoi se babai i tij ishte një punonjës i qeverisë dhe se ai punonte me një të krishterë. Krishteri e fyente Islamin gjithmonë për ta provokuar Abdul-Kadirin. Një ditë ai tha:

“Unë nuk kam parë askënd të jetë aq budalla sa ju muslimanët. Ju pohoni se Mesiu nuk u vra nga jehudët. Jehudët janë unanim se e vranë atë. Të gjithë ne të krishterët, pa marrë parasysh orientimeve, jemi unanim gjithashtu në këtë. Pasuesit e të gjitha feve në gjithë botën janë unanim në këtë, sepse kjo është transmetuar në shumë rrugë. Vetëm ju muslimanët e mohoni këtë. Ju jeni si personi i cili përpiqet të gdhend në mur me kokën e tij.”

Babai i Tahsinit nuk tha asgjë. Ai shkoi në shtëpi i trishtuar dhe i pikëlluar. Kur darka ishte shtruar, ai nuk pranoi të hajë. Ai i tregoi familjes së tij se çfarë kishte ndodhur. Si pasojë Tahsini kërkoi nga unë që t’i japë një argument nga Ungjilli që përgënjeshtron të krishterët dhe jehudët dhe vërteton muslimanët, sepse të krishterët pohojnë se besojnë në të. I dhash përgjigjen e mëposhtme:

Në kapitujt 26 dhe 27 të Mateut thuhet se rabinët e akuzuan Isa bin Merjemin me blasfemi prandaj ai meritonte të ekzekutohej sipas ligjit të Teuratit. Tregimi i tyre lidhur me kryqëzimin vërtetë dëshmon se sa i rremë është pretendimi i tyre. Ajo mund të përmblidhet nga pyetjet, të cilave të krishterët që e fyejnë Islamin duhet t’u përgjigjen:

1 – A e dinin ata, që sipas jush, ai që kapi Isain kush ishte, apo jo? Ungjilli i Mateut dëshmon se ata nuk e dinin.

2 – A ndodhi kjo gjatë ditës apo gjatë natës? Ungjilli i Mateut dëshmon  kjo ka ndodhur gjatë natës.

3 – Kush i çoi tek ai ata që e kapën atë? Ungjilli i Mateut dëshmon se ishte Juda Iskarioti, një nga dymbëdhjetë dishepujt e tij.

4 – A e bëri ai këtë pa pagesë, apo kundrejt pagesës? Ungjilli i Mateut dëshmon se kjo u bë kundrejt pagesës që korrespondon tridhjetë sikla argjendi.

5 – Si ishte gjendja e Mesiut atë natë? Në Ungjillin e Mateut thuhet:

37. Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.

38. Atëherë ai u tha atyre: ”Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua”.

39. Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. 1

6 – Si ishte gjendja e njëmbëdhjetë dishepujve të tij atë natë?  Në Ungjillin e Mateut thuhet:

40. Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ”Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?

E tillë ishte gjendja e tyre, sipas jush, pavarësisht nga ajo që mësuesi i tyre vuajti.

7 – A ishte Isai (alejhis-selam) i kënaqur me gjendjen e tyre? Jo, sipas Ungjillit të Mateut:

Atëherë ai u tha atyre: ”Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua”. Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ”Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë? Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët”. U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: “Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!”. Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar. Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë. Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ”Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve. Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër”. 3

Këto tipare nuk përshtaten në dishepuj besnikë të një dijetari dhe njeriu të drejtë, e shumë më pak tek dishepujt e Mesiut (alejhis-selam).

8 – A e ndihmuan atë kur turma e sulmoi? Sipas Ungjillit të Mateut e braktisën, dhe ikën;

Në atë moment Jezusi u tha turmave: ”Ju dolët të më zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundër një kusar; e pra, çdo ditë isha ulur midis jush duke mësuar në tempull, dhe ju nuk më kapët. Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve“. Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën.” 4

9 – A kishte Isai mendim të mirë për dishepujt e tij atë natë? Në Ungjillin e Mateut thuhet:

69. Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ”Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin”.

70. Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ”Nuk di ç`po thua!”.

71. Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ”Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!”.

72. Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ”Unë nuk e njoh atë njeri”.

73. Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ”Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!”.

74. Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ”Unë nuk e njoh atë njeri”. Dhe në atë çast këndoi gjeli.

75. Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ”Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë”. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.” 5

10 – Si e kapën turma atë? Në Ungjillin e Mateut thuhet:

62. Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: ”Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?”.

63. Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: ”Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë”.

64. Jezusi i tha: ”Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit”.

65. Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: ”Ai blasfemoi; ç`na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.

66. Si ju duket juve?”. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: ”Ai është fajtor për vdekje!”.

67.Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta.” 6

11 – Kush vendosi që ai duhet të ekzekutohet? Në Ungjillin e Mateut thuhet se ai ishte greku dhe romaku Pilatus, i cili sundonte mbi Palestinën e atëhershme:

1.Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.

2. Dhe, mbasi e lidhën, e çuan dhe e dorëzuan në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.” 7

12 – Kur turma e solli atë tek Pilatus dhe i treguan atij se rabinët e kishin dënuar me kryqëzim sipas Teuratit, a u besoi atyre verbërisht apo e shqyrtoi rastin? Tek Ungjilli i Mateut thuhet:

11.Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë: ”A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe Jezusi i tha: ”Ti po thua!”.

12. Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.

13. Atëherë Pilati i tha: ”A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?”.

14. Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.” 8

Ai nuk e tha të vërtetën. Edhe në qoftë se ai nuk kishte qenë profet apo i dërguar, ai do të ishte i detyruar të thotë të vërtetën dhe të pastrojë veten nga akuzat e jehudëve;

19. Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: ”Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij”. 9

Sipas Ungjillit të Mateut, ai u kishte mbajtur fjalime të gjata jehudëve dhe i kishte qortuar, fyer dhe akuzuar ashpër. Si mundej ai tani të mos e sqarojë të vërtetën kur qeveritari e pyeti atë? Ai donte të mbështes të vërtetën.

13 – Si ndodhi kryqëzimi? Tek Ungjilli i Mateut thuhet:

38. Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.

39. Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën.

40. Dhe duke thënë: ”Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!”. 10

14 – Kjo çështje është një fatkeqësi e vërtetë; çfarë tha ai në kryq? Tek Ungjilli i Mateut thuhet:

45. Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.

46. Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ”Eli, Eli, lama sabaktani?”. Domethënë: ”Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”. 11

Kjo është mosbesim sipas pasuesve të gjitha feve. Ai që thotë se një profet ka thënë kështu është kafir sipas të gjitha feve qiellore.

Tahsini shkoi dhe i dha pyetjet babait të tij dhe i tha:

“Mësuesi ynë Dr. el-Hilali të kërkonë që ti thuash atij: Nëse sinqerisht beson në atë që po e pohon, përgjigjju këtyre pyetjeve në mënyrë të drejtë dhe paanshëm. Dhe në qoftë se e do një debat më të gjatë, eja tek Shejkhu.”

Pasi që Tahsini dhe babai i tij i kishin lexuar pyetjet disa herë dhe u gëzuan për to, babai i tij shkoi tek i krishteri dhe i dha pyetjet. Pasi ai i kishte lexuar, ai i kuptoi, i dëshpëruar dhe i penduar, gabimet e tij dhe i premtoi Abdul-Kadirit se nuk do ta fyej Islamin më.

Kjo është ajo që më kujtohet nga Ungjilli i Mateut që kam lexuar kohë më parë.

Tërë hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut, familjen e tij dhe të gjithë ata që i pasojnë ata deri në Ditën e Gjykimit.


1 Mateu 26:37-39

2 Mateu 26:40

3 Mateu 26:38-46

4 Mateu 26:55-56

5 Mateu 26:69-75

6 Mateu 26:62-68

7 Mateu 27:1-2

8 Mateu 27:11-14

9 Mateu 27:19

10 Mateu 27:38-40

11 Mateu 27:45-46

Shpërndaje: