Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Vetëm një detyrë mundet të largojë një detyrë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Hixhab, fq. 19-21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

6 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

“Kur kalorësit na kalonin kur ishim bashkë me të dërguarin e Allahut në ihram. Kur ata na afroheshin, secila prej nesh tërhiqte rrobën e saj të jashtme (xhilbabin) nga koka e saj mbi fytyrën e saj. Sapo na kalonin, i zbulonim fytyrat përsëri.”1

Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh.

Në fjalët e saj “Sapo na kalonin, i zbulonim fytyrat përsëri.” ka dëshmi se është e detyrueshme të mbulohet fytyra. Sepse në ihram është e detyruar të zbulohet fytyra. Nëse nuk do të kishte qenë një pengesë e madhe, do të ishte e detyrueshme të zbulohej fytyra. Sipas shumicës së dijetarëve është e detyrueshme që gruaja të zbulojë fytyrën e saj në ihram. Një detyrë mund të largohet vetëm nga një detyrë tjetër. Nëse nuk do të ishte e detyrueshme të mbulohet fytyra në prani të burrave të huaj, atëherë nuk do të ishte e lejuar të mbuloheshin në ihram. Është konfirmuar te Bukhari, Muslimi dhe të tjerët që një grua nuk duhet të bartë nikab ose doreza gjatë ihramit2. Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) thotë:

“Kjo dëshmon se nikabi dhe dorezat ishin të njohura në mesin e grave përveç në ihram, e cila tregon se fytyrat dhe duart e tyre mbuloheshin.”3

Këto gjashtë prova dëshmojnë se gruaja është e detyruar të fsheh dhe të mbulojë fytyrën e saj para burrave të huaj. Me katër dëshmitë e mëparshme në Kur’an, tani ne jemi deri në dhjetë dëshmi.


1 Ahmedi (24522).

2 Bukhari (1838).

3 Maxhmu-ul-Fataua (15/276).

Shpërndaje: