Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 129-130
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
36 – Muhammedi na informoi, Ahmedi na informoi, Hafidh Ebu Nu’ajm na informoi, Ebu Bekr bin Khallad na informoi, el-Harith bin Ebi Usameh na tregoi, Ebu Nu’ajm na tregoi, el-A’mash na tregoi nga Ibrahimin et-Tejmi, nga babai i tij, nga Ebu Dherri (radijAllahu anhu) i cili tha:
“Ne ishim ulur me profetin ﷺ në xhami, ndërsa dielli perëndoi. Ai tha: “O Ebu Dherr! A e dini ku dielli perëndon?” Unë u përgjigja: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai ﷺ tha:
“Ai shkon deri sa të bjerë në sexhde nën arshin tek Zoti i tij dhe kërkon leje. Nuk i jepet leje derisa të kërkojë ndërmjetësim dhe lutet për këtë. Pas një kohe të gjatë, i thuhet atij: “Ngritu në vendin tënd.” Ky është kuptimi i fjalëve të Tij (te ala)1:
وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ
”Dhe dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi.”2
1 Bukhari (3199) dhe Muslimi (159).
2 Ja Sin 36:38.