Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ndërsa gjërat më të rëndësishme janë të drejtat e bashkëshortëve në shtëpinë e tyre në të cilën do të jetojnë në një varkë në detin e jetës. Jeta është sikurse deti në të cilin përplasen dallgët, në të ka valë dhe stuhi. Ajo ka momente gëzimi dhe pikëllimi, ka zemërim dhe kënaqësi, prandaj varka ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve që gjenden në të, duhet marrë masat e sigurisë në mënyrë që të lundrojnë bashkëshortët në harmoni, lumturi dhe të sigurt derisa të arrijnë destinacionin e fundit, e lus Allahun e Lartësuar që ky destinacion të jetë xheneti i Zotit të botëve, ku ribashkohen bashkëshortët sikurse u bashkuan në këtë botë. Ky udhëtimi në këtë botë ka nevojë që bashkëshortët që t’i njohin të drejtat e njëri tjetrit në hollësi. Të drejtat e bashkëshortëve në Islam realizohen në adhurimin kushtuar Allahut. Kur personi i përmbush të drejtat e tij, ai shpreson në shpërblim nga Allahu -i Lartësuar-.