Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Mëkatet çojnë në poshtërim

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkatet padyshim çojnë në poshtërim. I gjithë nderi dhe krenaria janë në bindjen ndaj Allahut.

Allahu -te ala- ka thënë:

”Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut.” Fatir, 35:10

Kjo do të thotë që njeriu duhet ta kërkojë atë duke iu bindur Allahut. Përndryshe ai nuk do ta gjejë atë.

Disa nga selefët e kishin zakon të thoshin: ”O Allah, më ndero sepse unë po të bindem Ty dhe mos më turpëro për shkak të mosbindjes ndaj Teje.”

Hasan El-Basri -rahimullah- ka thënë: ”Edhe në qoftë se ata kalërojnë mbi gomarë dhe kuaj pune, poshtërimi nuk largohet zemrat e tyre. E vetmja gjë që Allahu vepron me atë që është i pabindur ndaj Tij është se Ai e poshtëron atë.”

Shpërndaje: