Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Rrëfimi i el-Fakhr er-Rrazit se dijetarët kanë ndërruar fenë e Allahut dhe Sheriatin e Tij

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Unë do të përmend diçka për ty që ka ndodhur në brezat e kaluara. Kjo sqaron shembujt e mëparshëm që kemi përmendur, ku përshkruhen shtrembërimet, ndryshimet dhe devijimet. Fakhr-ud-din er-Rrazi ka thënë në komentimin e tij të Kuranit ”Mafatih-ul-Ghajb” kur ai komentoi fjalët e Tij (Te ala):

”Ata i konsideruan ”ahbarët” (priftër jehudi) e tyre, ”ruhbanët” (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes për zota pos Allahut.” 9:31

”Kam parë një grup dijetarësh të fikhut në mesin e pasuesve të verbër. U kam lexuar atyre disa ajete nga Libri i Allahut (Te ala) lidhur me çështje të caktuara që nuk ishin në përputhje me medhhebet e tyre. Ata as nuk i pranuan ato madje as nuk u interesonte për to dhe në vend të kësaj vazhdonin të më shikonin me huti. Si mund të veprohet sipas këtyre ajeteve kur transmetimet e paraardhësve tanë thonë të kundërtën? Nëse ti mendon siç duhet, ti do të gjesh se kjo sëmundje prek shumicën e njerëzve në tokë. Po kështu, shumë prej tyre, dijetarëve të vet ua kanë pohuar ”hululin dhe ittihadin” (Se Allahu është në krijesa dhe në çdo vend).

E njëjta gjë u përshkrua nga Muhji-ud-Din el-Baghaui në ”Ma’alim-ut-Tenzil”. er-Rrazi vdiq në vitin 606.

Prandaj, le të mendojnë muslimanët e sotëm që me injorancë pasojnë medhhebet e tyre në besim, adhurim dhe në lidhje me gjërat e ligjshme dhe të ndaluara në atë që nuk ka argument në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Këto edhe janë parimet e dijetarëve të tyre. Sot ka nga ata që janë më të këqij se ata që er-Rrazi përmendi, kështu që mendoni!

Shejkh Muhammed Rashid Rida e theksoi këtë në ”Tefsir-ul-Menar”. Po kështu, unë, një rob i varfër, e bëra të qartë në një mënyrë të qartë dhe kënaqësi në komentimin tim të Kuranit ”Audhah-ul-Burhan fi Tefsir Um-il-Kuran”. Ai është botuar nga Um-ul-Kuran shtypshkronja në vitin 1357 në Mekë.

Shpërndaje: