Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Hixhab, fq. 22
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dëshmia e njëmbëdhjetë është arsyetimi i saktë dhe analogjia e qëndrueshme që ka sjellë sheriati i përsosur. Bëhet fjalë për miratimin e dobive dhe gjithçkaje që shpie tek ato dhe nxitjen në to, si dhe në anën tjetër qortimin e dëmeve dhe çdo gjë që shpie tek ato dhe ndalon nga ato. Çdo gjë që është dobi e pastër, apo dobi më e madhe së dëmi, ajo është e urdhëruar të veprohet, ose e rekomanduar së paku.
Çdo gjë që përbëhet nga një dëm i qartë apo një dëm që është më i madh se dobia, atëherë ai është i ndaluar, apo i urryer së paku.
Nëse shohim fytyrën e zbuluar të gruas para burrave të huaj, ne gjejmë shumë dëme. Nëse do të kishte ndonjë dobi, atëherë ato janë pak dhe mbisundohen nga dëmet. Disa nga dëmet janë si më poshtë: