Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Dispozita e gjakderdhjeve në raport me ciklin menstrual të gruas

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Gjakderdhjet kanë tre situata

E para: Që gruaja ka cikël të njohur mujor para gjakderdhjeve. Në këtë rast, ajo praktikon ciklin e saj mujor dhe dispozitat e saj. Gjaku jashtë saj është gjakderdhje e cila duhet ta praktikoj sipas dispozitave të gjakderdhjes.

Shembull i kësaj është që gruaja të ketë ciklin e saj mujor gjashtë ditët e para të çdo muaji. Pas kësaj asaj i vien gjakderdhje të vazhdueshme. Në këtë rast, cikli i saj mujor është gjashtë ditë të para të çdo muaji, ndërsa çdo gjak tjetër është gjakderdhje. A’isha (radijAllahu anha) ka thënë:

”Fatima bint Ebi Hubejsh erdhi tek profeti ﷺ dhe tha: ”O i dërguari i Allahut! Unë jam një grua që kam gjakderdhje dhe nuk pastrohem. A të mos falem?” Ai tha: ”Jo. Ky është gjak i venave dhe jo menstruacion. Kur të vie cikli mujor, duhet ta braktisësh namazin. Kur të përfundon cikli mujor duhet ta largosh gjakun tënd dhe pastaj të falesh.” 1

Muslimi transmeton në ”Sahihun” e tij se profeti i tha Himnah bint Xhahshit:

”Mos vepro gjatë periudhës që korrespondon me ciklin tënd mujor. Pastaj pastrohu dhe falu.” 2

Përgjatë kësaj gruaja që vuan nga gjakderdhjet dhe ka një cikël mujor të njohur nuk duhet të veprojë gjatë një kohe që korrespondon me ciklin e saj mujor. Më pas, ajo duhet të pastrohet dhe të falet dhe të injorojë gjakun që i vie.


1 Bukhari (306).

2 Muslimi (334).

Shpërndaje: