Alameh Ez-Zabidi tha në shpjegimin e tij të librit ”el-Ihja”:
”Dije se ai që duhet të pasohet në atë që ka thënë dhe ka bërë, është ai i cili u dërgua me Sheriatin, përkatësisht zotëria ynë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). Ndërsa sahabët pasohen për shkak se veprimet e tyre tregojnë se ata kanë dëgjuar nga ai (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj, Ibn Abasi (radijAllahu anhum) ka thënë:
”Nga të gjithë njerëzit pranohet dhe refuzohet dituria, përveç prej të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).”
El-Iraki thotë:
”Kjo është transmetuar nga Tabarani në ”el-Kebir” dhe zinxhiri i tij është i mirë.”
Pasimi i verbër i medhhebit është bërë një sëmundje e pashërueshme dhe një sprovë e madhe. Kjo sprovë ka përfshirë të gjithë botën, ne gjejmë se janë të paktë ata që u japin përparësi teksteve autentike ndaj asaj që është shkruar në librat dhe mendimet e mësuesve të tyre. Megjithatë, ne e falënderojmë Allahun (Te ala) që ne shohim xhemat pasues të Teuhidit dhe të sinqertë. Ata thërrasin njerëzit në Teuhid, luftojnë për hir të Allahut dhe luftojnë pasuesit e verbër, rrëfyesit e përrallave dhe mashtruesit. Janë themeluar lëvizje për të bashkuar për të përhapur Teuhidin. Ata ndodhen në Hixhaz, Egjipt, Sudan dhe në vende të lindjes. O Allah, rrite suksesin e tyre dhe ndihmojë ata për derisa ata e ndihmojnë fenë Tënde. Amin!
Sidik Hasan Khan tha në komentimin e tij të Kuranit ”Fet’h-ul-Bejan fi Makasid-il-Kuran” në lidhje me ajetin:
”Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë të birin e Merjemes.” 9:31
”Ky ajet është qortim për pasimin e verbër dhe dhënien përparësi fjalëve të dijetarëve para fjalëve të Allahut dhe të dërguarit por për atë që ka zemër dhe dëgjon. Kur një pasues i medhhebit i bindet mendimit të dijetarit, mendim i cili kundërshton tekstet dhe argumentet e Allahut, ai konsiderohet të jetë sikurse jehudët dhe të krishterët të cilët i morën rabinët dhe murgjit e tyre për zota në vend të Allahut, edhe pse ata prerazi thonë se nuk i kanë adhuruar ata.
E vërteta është se ata iu bindën atyre dhe e konsideruan të ndaluar atë që ata e ndaluan dhe e konsideruan të lejuar atë që ata e lejuan. Kjo është pikërisht ajo që pasuesit e verbër të këtij umeti e bëjnë. Ata janë të gjithë njësoj. Pasardhësit e të dërguarit të Allahut Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem)! Pse e keni braktisur Kuranin dhe Sunnetin mënjanë dhe në vend të tyre keni marrë njerëz si vetë ju? Ju pasoni mendimet e tyre, kur ata nuk janë të pagabueshëm. Ata ia qëllojnë dhe gabojnë, e cila është konfirmuar në vetë librat tuaja të besimit. Pse keni kaq mendje të dobëta, perceptime të sëmura dhe logjikë të ulët? O vëllezër!
Braktisni librat të cilat njerëzit jo të pagabueshëm (në fe) i kanë shkruar dhe në vend të tyre kapuni për Librin e Zotit tuaj dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Merrni të dërguarin e Allahut Muhammedin si imam. Në të vërtetë, ai është imami i imamëve. Merrni medhhebin e tij, se vërtetë të gjithë imamët pasojnë medhhebin e tij. Prandaj çdo medhheb që e kundërshton medhhebin e tij (salAllahu alejhi ue selem) është i kotë dhe i refuzuar. O Allah, na udhëzo në të saktën!”
Në ajetet e qarta është pohuar se Allahu (Te ala) është Ligjvënësi i fesë dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) është kumtues i saj.
”Ti ke për obligim vetëm komunikimin.” 42:48
”I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen).” 5:99
”Ti ke për obligim vetëm t’u komunikosh.” 3:20
Shtyllat e fesë saktësohen vetëm nga tekstet nga Kurani ose sqarime nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem), dhe ato janë tre:
E para – Besimi.
E dyta – Adhurimi që është ose i pakufizuar ose i kufizuar nga koha, vendndodhja, forma ose numri.
E treta – Urdhëresat fetare.
Të gjitha përveç këtyre që u cekën përcaktohen nga ixhtihadi nëse nuk ka ndonjë tekst që e trajton atë, me kusht që kjo të shpie në dobi dhe të ndalon dëmet. Prandaj mendo dhe mos i përkis injorantëve! Vërtetë gjendet në Kuran, Sunnet dhe në veprimet e Selefëve të drejtë dhe në fjalët e tyre një pjesë e madhe e kësaj teme.
Ky është një shembull i fjalëve të imamëve të Islamit. Me këtë, ne mbështesim argumentet dhe tekstet që ne kemi përmendur për ti bërë muslimanët që të kuptojnë Kuranin dhe të veprojnë në përputhje me të. Po ashtu duhet ti bëj ata që të kuptojnë se çfarë ndodhet në Sunnet, dhe të kënaqet me llojet e adhurimit dhe lutjeve që ndodhen në të, pa teprim dhe fanatizëm.
Pastaj duhet të merret me obligimet që janë vetëm për një pjesë të caktuar të muslimanëve. Këtu përfshihet mbrojtja e Islamit dhe forcimi dhe largimi i dëmeve, skllavërisë dhe padrejtësisë që muslimanët përjetojnë. Umeti duhet të forcohet me fuqi dhe pasuri në mënyrë të përcaktuar që është e bazuar në dije të saktë, në rend dhe shpenzime për hir të Allahut.