Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet shkatërrojnë mendjen sepse mendja ka dritë. Mëkati padyshim e shuan dritën e intelektit. Kur drita e tij shuhet ajo dobësohet dhe bëhet e mangët.
Disa prej selefëve kanë thënë: ”Askush nuk bën mëkat përveçse kur i mungon mendja.”
Pra kjo është e dukshme sepse nëse mendja e tij do të ishte e pranishme ai nuk do të kishte mëkatuar ndërsa është në dorën e Zotit -te ala-, nën urdhrin e Tij, në shtëpinë e Tij dhe mbi qilimin e Tij. Engjëjt e Tij janë prezent dhe e shohin atë. Kurani e ndalon atë, besimi e ndalon atë, vdekja e ndalon atë, zjarri e ndalon atë. E mira që ai humb kur bën mëkat është shumë më e madhe se gëzimi dhe kënaqësia që përjeton kur bën mëkat. Prandaj a ka ndonjë që ka intelekt të shëndoshë që bën mëkate?