Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 43-45
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 17: A duhet që metodologjia në thirrjen në fenë e Allahut të jetë sipas Kuranit dhe sunnetit, apo kjo është ne dorën e çdo njërit?
Përgjigje: Metodologjitë e thirrjes duhet të jetë sipas Kuranit dhe sunnetit. Kurani, Sunneti dhe stili i jetës së të dërguarit ﷺ1 e ka sqaruar këtë. Ne nuk duhet të shpikim diçka nga vetja jonë. Mënyra e davetit përmendet në Kuran dhe sunnet. Nëse ne fillojmë të shpikim, atëherë do të devijojmë dhe do t’u shkaktojmë devijimin edhe të tjerëve.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Ai që shpik diçka në çështjen (fenë) tonë, ajo i refuzohet.”
Megjithatë, është e vërtetë se daveti përdor sot mjete që nuk ekzistonin më parë duke përfshirë edhe mikrofonat, stacionet e radiove, gazetat, revistat, transmetimet e televizionit. Ato janë mjete që i sjellin dobi davetit. Megjithatë, ato nuk janë metodologji. Metodologjinë Allahu (te ala) e bëri të qartë kur Ai tha:
ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
”Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë, dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.” 1
قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَاْ وَمَنِ اتَّبَعَنِي
Thuaj: “Kjo është rruga ime: ju ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.“3
Gjithashtu profeti ﷺ e qartësoi metodologjitë e davetit kur ai ishte në Mekë dhe në Medine:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا
”Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, për atë që shpreson në takimin me Allahun dhe në ditën e fundit dhe që e kujton Allahun shumë.” 4
1 Allahu (te ala) e ka plotësuar fenë për ne. Askush nuk ka të drejtë të shpik një rrugë të veten për të thirrur në Islam. Kushdo që e bën këtë thotë në mënyrë indirekte se profeti ﷺ nuk e kumtoi mesazhin në mënyrë të mjaftueshme dhe se mënyra të tjera sjellin dobi dhe ndikojnë më shumë.
Kur i dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadh bin Xhebelin (radijAllahu anhu) në Jemen, ai i tha atij:
”Ti do të shkoshë tek një popull prej pasuesve të librit. Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërrisni ata ”se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut (dhe në një formulim tjetër “që ata vetëm ta adhurojnë Allahun”). Nëse të binden në këtë, ti duhet mësoshë ata se Allahu i ka urdhëruar ata që të falen pesë herë në ditë. Nëse të binden në këtë, ti duhet mësoshë ata se Allahu i ka urdhëruar ata që të japin zekatin, që mirret nga i pasuri i tyre dhe i jepet të varfërve të tyre. Nëse të binden në këtë, ti duhet të qëndrosh larg nga pasuritë e tyre të mira. Shmangu nga lutja e të shtypurit; nuk ka asnjë pengesë mes tij dhe Allahut.” (Bukhari nr 1331).
Kjo dëshmon qartë dhe prerë se metodologjitë e davetit duhet të jenë sipas Kuranit dhe sunnetit. Përndryshe Muadh bin Xhebeli ishte më meritori për davetin se sa njëmijë thirrësa të sotëm. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh u pyet në lidhje me personin që thërret në Islam përmes këngës. Më poshtë vijon përgjigja e kësaj pyetje:
”Egziston një grup që të bien dakord për të bërë mëkate të rënda në formën e vrasjeve, grabitjes, vjedhjes, abuzimit të alkoolit dhe gjëra të tjera. Një Shejkh i cili është i njohur për mirësi dhe Sunnet dëshiroi që ti parandalojë ata, por nuk mundi ndryshe përveçse ua lejoi atyre që të dëgjojnë këngë në formën e poezisë së ligjshme të shoqëruar me def, pasi e veproi këtë u pendua një grup dhe ata që nuk faleshin dhe nuk e paguanin lëmoshën dhe në vend të kësaj pinin alkool pastaj filluan ti shmangen gjërave të paqarta, duke bërë gjërat e detyrueshme dhe shmangeshin nga e ndaluara. A është e lejueshme për Shejkhun që të përdorë këtë metodologji duke pasur parasysh se ky veprimsjell dobi?”
Ai (rahimehullah) u përgjigj:
”Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave.
Allahu dërgoi Muhammedin ﷺ me udhëzim të qartë dhe fe të vërtetë. Allahu ia ka plotësuar fenë atij ﷺ dhe umetit të tij. Allahu ka urdhëruar krijesat që të kthehet tek shpallja e tij ﷺ kur ata bien në mosmarrëveshje fetare. Ata që kapen pas Kuranit dhe sunnetit të Allahut i takojnë robërve të devotshëm, grupit të suksesshëm dhe janë ushtarët fitimtarë. Selefët sikurse Maliku thoshin:
”Sunneti është si anija e Nuhit (alejhi-selam); ata që hipin në të shpëtojnë dhe ata që nuk hipin mbyten.”
Tani kur ti e di këtë, duhet ta dish se ajo me të cilën Allahu i udhëzon të devijuarit, i liron të humburit dhe i fal mëkatarët kjo duhet të jetë përmes Kuranit dhe sunnetit me të cilat Allahu e ka dërguar të dërguarin e Tij ﷺ. Pasi kjo është sqaruar, unë i them pyetësit se shejkhu i cili donte të bënte që mëkatarët të pendohen dhe mundi ta bëjë këtë vetëm nëpërmjet një metode të shpikur, ai është ose injorant në lidhje me metodat e sheriatit që i bën mëkatarët që të pendohen ose është i paaftë për këtë. I sërguari ﷺ, sahabët dhe pasardhësit i thirrën kufarët, të padrejtët dhe kriminelët që ishin shumë më të këqinjë se këta njerëz. Ato përdorën metodat e bazuara në sheriat kështu që ata nuk kishin nevojë që të përdorin këto metoda të shpikura.” (Mexhmu-ul-Fataua (11/620-624)).
Medno lidhur me këto metoda të shpikura dhe krahaso ato me atë që bëjnë disa thirrësa dhe sekte sot dhe e quajnë ”metodologjitë e davetit”; futboll, të ashtu-quajtur Ilahi Islame, të ashtu-quajturit spektakël Islam, ekskursione dhe përralla.
2 16:125.
3 12:108.
4 33:21.