Allahu (Te ala) na ka urdhëruar që të udhëtojmë në këtë jetë në rrugën e drejtë të Allahut, me të cilën Ai i dërgoi të dërguarit e Tij dhe shpalli Librat e Tij. Ai informoi se kjo rrugë e drejtë shpie ne xhenetin e Tij dhe botën e shpërblimit. Qëndrueshmëria e robit në urën mbi xhehnem është në vartësi të qëndrueshmërisë së tij në rrugën e drejtë në këtë jetë. Allahu (Te ala) ka thënë:
”Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” 6:53
Kur ata që u përpoqën pas rrugës së drejtë u përpoq pas asaj nga e cila shumica e njerëzve kanë devijuar – dhe kushdo që udhëton në këtë rrugë mund të ndjehet i vetëm – Allahu tregoi në lidhje me shoqërinë e cila gjithashtu udhëton në këtë rrugë. Ata janë ata që Allahu i ka nderuar në mesin e profetëve, besimtarëve, shehidëve dhe të mirëve – sa shoqëri e shkëlqyer!
Ai e bëri këtë për shkak se personi i cili e kërkon udhëzimin dhe rrugën e drejtë të mos ndihet i braktisur dhe i vetmuar midis bashkëkohësve të tij. Po ashtu, Ai e bëri atë në mënyrë që ai ta di se shoqëria e tij në këtë rrugë janë ata që Allahu i ka nderuar. Prandaj, ai nuk duhet të brengoset për njerëzit që kanë devijuar nga kjo, sepse ata janë pakica, edhe në qoftë se ata janë më shumë. Disa prej Selefëve thanë:
”Përqendrohu në rrugën e së vërtetës dhe mos u ndjej i vetmuar për shkak të pasuesve të pakët. Dhe qëndro larg nga rruga e së kotës dhe mos u mashtro nga numri i madh i pasuesve të saj.”
Çdo herë që ndjehesh i vetëm për shkak të vetmimit, ti duhet të mendosh për Selefët dhe të përpiqesh që të bashkohesh me ta dhe të injorosh të gjithë të tjerët. Nëse ata të thërrasin ty gjatë udhëtimit tuaj, ti kurrë mos u ktheh kah ata. Nëse megjithatë e bën këtë, ata do të kapin dhe do të ndalojnë nga rruga. Lidhur me këtë u transmetua lutja e kunutit:
”O Allah, më udhëzo me ata që i ke udhëzuar.”
Kjo do të thotë, më futë në shoqërinë e tyre dhe më bë pjesë e tyre.
Robi duhet të ketë kujdes nga rruga e të qortuarve dhe të devijuarve:
”Jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin.” 1:7
Këta janë ata që kanë qëllim dhe dije të prishur, të cilët e njohin hakun dhe pastaj ia kthejnë shpinën.
”E as në të atyre që e devijuan.” 1:7
Këta janë ata që kishin dije të keqe. Ata neglizhuan të vërtetën dhe nuk e dinin atë.
E vërteta është ajo në të cilin ishin Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabët e tij. Kjo rrugë nuk është pasim i mendimeve të njerëzve dhe terminologjisë së tyre. Të gjitha njohuritë, veprimet, realitetet, gjendjet dhe qëndrimet që burojnë nga drita profetike dhe nga rruga e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) i përkasin rrugës së drejtë. Dhe ajo që nuk buron prej saj, i takon rrugës së zemërimit, devjimit dhe rrugës në të cilën ecin banorët e xhehnemit. Kjo përmendet në librin ”Madarixh-us-Salikin” të Ibn-Kajimit. Nuk ka asnjë dyshim se sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) janë njerëzit më të ditur rreth fesë dhe të domethënies të asaj me të cilën erdhi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Është e pamundur që sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) të jenë të paditur për të vërtetën, ndërsa Rafidat dhe bidatçitë e tjerë janë të ditur në lidhje me të.
Nëse ne do të shikojmë në gjurmët e dy grupeve të mbetura, do të gjenim se rruga në të cilën ecin pasuesit e së vërtetës është e qartë. Vërtet, sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) çliruan tokat e jomuslimanëve dhe i kthyen ato në toka islame. Ata pushtuan zemrat me Kuran, dije dhe udhëzim. Gjurmët e tyre tregojnë se ata ishin gjurmët e rrugës së drejtë. Ne gjithashtu kemi parë Rafidat dhe grupet e tjera që ia atribuojnë veten e tyre një medhhebi të caktuar se qëndrojë në të kundërtën, pa marrë parasysh kohën apo vendin.
Të premten, me datën e 10 të muajit Ramaz në vitin 1360 isha në xhamin e Abdullah bin Abasit (radijAllahu anhu) në Taif dhe e lexoja Librin e Allahut, Zotit të krijesave. Papritmas mu bë e qartë se Faraoni është ai që i ndau njerëzit në sekte dhe i përçau ata në medhhebe dhe metodologji. Në këtë mënyrë mu bë e njohur se bidati i medhhebeve dhe devijimet e metodologjive të ndryshme burojnë nga Faraoni dhe politika e tij dinake, e cila pos kësaj është e përhapur në politikën e qeverive shejtanore dhe evropiane. Allahu (Te ala) ka thënë në suren ”El-Kasas”:
”Me të vërtetë, Faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp.” 28:4
”E mos u bëni nga idhujtarët. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.” 30:31-32
Prej cilësive të qarta të pasuesve të së vërtetës është se ata besojnë në të gjithë profetët (alejhim-us-selam), pa bërë asnjë dallim midis tyre, i nënshtrohen atyre dhe asaj me të cilën ata erdhën, e pasojnë të vërtetën kudo koftë ajo dhe i nderojnë dhe i respektojnë ata. Pra, në qoftë se është kështu, është gjithashtu e detyrueshme për të nderuar trashëgimtarët e tyre në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe dijetarëve si katër imamët dhe dijetarët si ta në mesin e pasuesve të hadithit. Që të merren mendimet vetëm nga një dhe të braktisen të tjerët, apo të duhet vetëm njëri prej tyre dhe të urrehen të tjerët, të cilën e bëjnë shumica e pasuesve të verbër, kjo as nuk i përket udhëzimit të udhëzuarve apo cilësive të njerëzve të devotshëm. Nga këtu ka filluar armiqësia në mesin e atyre që iu atribuohen mehdhebeve të ndryshme. Kjo shkoi aq larg saqë ata u ndaluan nga falja e namazit pas atij që nuk e kishte të njëjtin medhheb si të tyre. Ky fanatizëm ka verbuar zemrat dhe sytë e tyre.
Disa prej njerëzve të devijuar e kanë bërë medhhebin si një bazament, ndërsa Kurani interpretohet në përputhje me të dhe i referohen atij për të bërë keqinterpretime dhe shtrembërime. Ky është Kurani që duhet të jetë baza e bazamenteve sipas të cilit duhet të interpretohen medhhebet dhe mendimet fetare. Ajo që përputhet me të, pranohet, dhe ajo nuk e bën atë refuzohet.