Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 23
Përktheu: Valdet Gashi
18 – Ata u propozojnë udhëheqës anëtarëve të tyre në çdo rajon apo qytet varësisht nga nevoja. Zakonisht këta liderë janë të rinj të cilët e kanë veten në huj dhe të cilët janë mashtruar nga udhëheqja e tyre. Udhëheqja u lejon atyre që të edukojnë individët sipas rregullave dhe statuteve të metodologjisë së tyre. Pastaj ata i besatohen, besatim i cili nuk bëhet nga njerëzit e tyre derisa ata të mos kenë kaluar nëpër disa faza gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Besatimi ka disa gjëra paraprake, pakte dhe marrëveshje të ndryshme. Këtë ma kanë thënë njerëz të cilët kanë qenë me ta dhe pastaj janë zgjuar dhe i kanë braktisur ata për ta përqafuar më pas metodologjinë e qartë dhe të shëndoshë Selefite. Sa sekretet ekzistojnë në besatimin e tyre të shpikur! Disa prej tyre janë zbuluar, sikurse ishte sulmi shpërthyes në Rijad. Edhe pse organizimi i tyre vazhdon për tu aplikuar, ti nuk duhet të presësh asgjë tjetër pos incidenteve dhe aksidenteve të shumta.