Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Gjakderdhjet në lidhje me një cikël që ka kohë të padefinuar

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E dyta: Që gruaja të mos ketë një cikël me kotë të definuar para gjakderdhjes, kështu që gjakderdhja e saj vazhdon që nga koha kur i vie asaj gjaku i parë. Kjo grua duhet të bëjë dallimin në mes njërit gjak dhe tjetrit. Cikli i saj mujor është kur gjaku i saj është i errët, i trashë ose me erë të keqe. Në raste të tilla, vlejnë gjykimet e ciklit mujor. Çdo gjë tjetër është gjakderdhje që merr gjykimet e gjakderdhjes.

Shembull i kësaj është kur gruas i vie gjaku nga dita e parë dhe nuk i ndalet. Megjithatë, gjaku i saj dhjetë ditët e para është i errët, ndërsa është i kuq ditëve të tjera të muajit, i trashë dhjetë ditët e para dhe i hollë ditët e mbetura të muajit apo ose i vie erë e keqe dhjetë ditëve të para dhe pa erë ditët e mbetura të muajit. Në këtë rast, ajo e ka ciklin e saj mujor kur gjaku është i errët në shembullin e parë, i trashë në shembullin e dytë dhe me erë të keq në shembullin e tretë. Çdo gjak tjetër është gjakderdhje. Profeti i tha Fatime bint Ebi Hubejshit:

”Nëse është gjak menstrual, atëherë është i errët dhe i njohur. Nëse është kështu ti nuk duhet të falesh. Dhe në qoftë se është tjetra atëherë duhet të marrësh abdes dhe të falesh. Sepse ky është vetëm një gjak vene.” 1

Transmetuar nga Ebu Daudi dhe Nesai. Hadithi është autentik sipas Ibn Hibanit dhe Hakimit. Edhe pse zinxhiri i hadithit të transmetimit dhe tregimit mund të diskutohet, dijetarët e kanë praktikuar këtë hadith. Është më mirë që ajo të pasojë këtë se sa ajo të merr në konsideratë gjendjen e shumicë së grave.


1 Ebu Davudi (286), Nesai (216) dhe (363) dhe Hakim (1/174). Ibn Haxheri ka thënë në ”et-Talkhis: ”Ky hadith është përgjatë kushteve të Muslimit.”

Shpërndaje: