Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 84
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ zakonisht kërkonte mbrojtje prej Allahut -te ala- kundër shejtanit dhe thoshte:
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم من همزه نفخه ونفثه
”Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar dhe nga çmenduria1, mendjemadhësia dhe poezitë e këqija që i sjell ai.”2
Ndonjëherë ai shtonte:
أعوذ بالله السميع العليم من الشيطان الرجيم من همزه ونفخه ونفثه
”Unë kërkoj strehim tek Allahu, Dëgjuesi dhe i Dijshmi, nga shejtani i mallkuar; nga tundimet e tij, arroganca dhe poezia që sjell ai.”3
Pasi ai lexonte në heshtje:
بسم الله الرحمن الرحيم
”Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”4
1 Të gjitha këto tri shpjegime për fjalën janë transmetuar nga profeti ﷺ me një zinxhir të saktë transmetimi të cilit megjithatë ia kanë harruar lidhjen mes sahabiut dhe profetit ﷺ. Poezia në hadith është poezi e qortueshme sepse profeti ﷺ ka thënë:
”Ka poezi që është urtësi.” Transmeton Bukhari.
2 Ebu Daudi, Ibn Maxheh, Darakutni dhe Hakim i cili e bëri autentik atë së bashku me Ibn Hibanin dhe Dhehebiun. Ky hadith është përmendur së bashku me transmetimin e ardhshëm në ”El-Irua (342)”.
3 Ebu Daudi dhe Tirmidhi me një zinxhir të mirë. Këtë mendim e ka Ahmedi, e cila përmendet në ”El-Mesa’il (1/50)” të Ibn Hanit.
4 Bukhari, Muslimi, Ebu Auaneh, Tahaui dhe Ahmedi.