Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Mëkatet e mbyllin zemrën

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse mëkatet bëhen të shumta, mëkatarit i mbyllet zemra. Në këtë rast ai bëhet neglizhent. Disa prej selefëve kanë thënë në lidhje me fjalët e Allahut -te ala:

”Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan!” El-Mutaffifin, 83:14

 “Do të thotë mëkat pas mëkati.”

Hasan El-Basri -rahimehullah- ka thënë: ”Janë mëkate që grumbullohen njëri mbi tjetrit deri sa ato ta verbërojnë zemrën.”

Të tjerë thanë: “Kur këto mëkate dhe mosbindja u shtuan edhe më shumë, ato rrethuan zemrat e tyre.”

Arsyeja e kësaj qëndron në faktin se zemra dëmtohet nga mëkatet. Kur ato shtohen, dëmi rritet deri në atë pikë sa zemra paralizohet plotësisht. Pas kësaj ata vazhdojnë derisa zemra të mbyllet plotësisht. Në këtë pikë zemra mbulohet. Nëse kjo ndodh pas udhëzimit dhe vetëdijes, ajo merr drejtimin e kundërt dhe përmbyset. Atëherë armiku merr kontrollin e zemrës dhe e drejton atë sipas dëshirës së tij.

 

Shpërndaje: