Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Therja e bagëtisë bëhet e ndaluar me daljen nga feja

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

4 – Therja e bagëtisë bëhet e ndaluar

Bagëti janë devetë, lopët, dhentë dhe kafshët e tjera që duhet të theren në mënyrë që të lejohet ngrënia e tyre. Që mishi të jetë i lejuar kërkon që kasapi të jetë musliman, jehudi ose nasrani. Pra nuk është e lejueshme për të ngrënë kafshën që është therur nga një i dalë feje, idhujtar, mexhusu dhe të tillë.

El-Khazin ka thënë në interpretimin e tij të Kuranit:

“Ka konsensus se mishi që është therur nga mexhusët dhe idhujtarët e tjerë në mesin e paganëve arabë, idhujtarët e popujve që nuk kanë libër që pasojnë, është i ndaluar.”

Imam Ahmedi ka thënë:

“Unë nuk di që dikush të thotë ndryshe përveçse personit që është bidatçi.”

Shpërndaje: