Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.A duhet të përmendi tiparet e mira kur të kritikojë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 50-61

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 19: Është përhapur në mesin e rinisë së sotme se është e detyrueshme të qenurit i balancuar në kontekstin e kritikës. Ata thonë se kur të përmend bidatet dhe gabimet e një personi atëherë është e detyrueshme për të përmendur cilësitë e tij të mira. Ata thonë se kjo është drejtësi dhe balancim. A është kjo metodë e kritikës e saktë? A duhet të përmendë cilësitë e mira (të personit/sektit) kur unë kritikoj?

Përgjigje: Kjo pyetje ka marrë përgjigje. Por nëse personi që kritikohet është nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati njëkohësisht gabimi i tij nuk ka të bëj me gjëra që e cenojnë besimin atëherë kjo është e vërtetë. Cilësitë e mira dhe anët e tij të mira duhet të përmenden ndërsa gabimet e tij mbulohen nga përpjeka dhe përkrahja e tij për sunnetin. Ndërsa në qoftë se ai i takon të devijuarëve dhe kundërshtarëve të cilët posedojnë parime shkatërruese ose të paqarta atëherë nuk na lejohet që të përmendim anët e tij eventuale të mira. Nëse ti përmend anët e mira të tij atëherë ti i mashtron njerëzit dhe ata do të mendojnë mirë në lidhje me personin i cili është i humbur, bidatçi ose hizbi dhe ata fillojnë të pranojnë mendimet e tij.

Allahu (xhela ue ala) refuzoi kufarët, mëkatarët dhe hipokritët pa përmendur cilësitë e tyre të mira1. Po ashtu Imamët e Selefit refuzuan Xhehmitë, Mutezilitë dhe të devijuarit e tjerë pa përmendur cilësitë e tyre të mira sepse cilësitë e tyre të mira mposhten nga devijimi i tyre, mosbesimi, ateizmi apo hipokrizia. Është e papërshtatshme që të refuzoshë një person i cili është i devijuar, bidatçi dhe kundërshtarë dhe të përmendësh cilësitë e tij të mira dhe të thuhet se ai është një njeri i mirë dhe ai ka cilësi të bukura por për fat të keq ka bërë gabim. Lavdërimi yt që ia bën atij është më i keq sesa devijimi i tij për shkak se njerëzit i besojnë lavdërimit tënd që ia bënë atij. Ti i mashtron njerëzit kur e lavdëronë bidatçiun e devijuar. Kjo hap rrugën që mendimet e të devijuarëve të pranohen në mesin e njerëzve2.

Ndërsa nëse i refuzuari është nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati atëherë refuzimi duhet të jetë me edukatë. Ai duhet të këshillohet lidhur me gabimin që ai e ka bërë në fikh dhe në çështjet e lidhur me ixhtihadin. Ne themi se personi ka bërë ixhtihad dhe ka gabuar në këtë çështje dhe se prova thotë diçka tjetër, dhe Allahu e faltë atë. Kështu ishte refuzimi në mes të katër imamëve të medhhebeve dhe të tjerëve. Kjo nuk e ulë pozitën e tij të dijes nëse ai është nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati nuk janë të pa gabueshëm, ata gabojnë, atyre mund tu ikin provat dhe të ngatërrojnë konkluzione. Ne nuk heshtim lidhur me gabimin. Ne e sqarojmë gabimin dhe e arsyetojmë atë.

Profeti ka thënë:

”Nëse një gjykatës gjykon dhe jepë mundin maksimal dhe ia qëllon, ai merr dy shpërblime. Dhe nëse ai gjykon dhe jepë mundin maksimal dhe gabon, ai merr një shpërblim.” 3

Kjo vlen për çështje të fikhut.

Por në qoftë se gabimi është i lidhur me besimin, atëherë neve nuk na lejohet që t’i lavdërojmë të devijuarit dhe të tjerët që kundërshtojnë Ehli Sunnetin dhe Xhematin sikurse Mutezilitë, Xhehmitë, heretikët, ateistët4 në ditët e sotme. Ata janë të shumtë sot.

Themeli i dyshimit se të dy anët të mirat dhe të këqijat duhet të përmendet në lidhje me kritikën, buron nga disa të rinj të cilët shkruan një libër mbi këtë temë. Rrjedhimisht filluan të fluturojnë nga gëzimi. Unë e kam lexuar këtë libër të autorit, i cili obligon balansimin mes të mirave dhe të këqiave. Unë e kam lexuar edhe refuzmin që ia ka bërë shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali. Është një refuzim i mjaftueshëm. Në të ai shpjegon se teoria është e gabuar dhe se ajo detyron që të miratohet e kota. Gjithashtu, ai shpjegon se selefët refuzonin njerëzit e devijuar pa i lavdëruar ata sepse një lavdatë në këtë rast është kontradiktore.

1 Nuk ekziston askush madje as jehudët dhe nasarat të cilët nuk kanë anë të mira. Përgjatë parimit të mbështetësve të balancimit ne duhet të përmendim cilësitë e mira të kufarëve kur bie fjala për ta. Këtë nuk e thotë njeri i mençur, e lëre më një student. Selefët nuk përmendën anët e mira në lidhje me kritikat dhe në qoftë se ata e bënë këtë kjo ishte në mënyrë që njerëzit të mos mashtrohen nga ata dhe jo për shkak se kjo është një domosdoshmëri për ta bërë. Këtu sjellim disa nga shembujt më të fuqishëm në të cilat ka udhëzime dhe dritë për atë që mendon:

I dërguari ka thënë për Khauarixhët:

”Nga ky person do të vijë një popull që do ta lexojnë Kuranin pa kaluar fytin e tyre. Ata depërtojnë nga feja sikurse shigjeta del nga gjahu. Ata vrasin muslimanët dhe i lënë idhujtarët. Nëse unë do t’i has ata, unë do t’i mbysë ata sikurse u mbytën populli Ad.” (Bukhari nr 3166).

Në një tjetër formulim thotë:

”Ju do ta nënvlerësoni namazin tuaj në krahasim me namazin e tyre dhe agjërimin tuaj në krahasim me agjërimin e tyre.” (Bukhari nr 3414).

Në një tjetër formulim thuhet:

”Vrisni ata kudo që t’i gjeni.” (Bukhari nr 3415).

Betohem në Allahun se i dërguari i Allahut nuk përmendte cilësitë e tyre për t’i lavdëruar ata apo për t’i mashtruar njerëzit; ai e bëri këtë për të paralajmëruar njerëzit në mënyrë që ata të mos mashtrohen nga veprimet e tyre të dukshme. Selefët e kuptuan këtë prandaj e praktikonin këtë në jetën e tyre dhe e bënë këtë një metodologji që ata e besonin. Imam Ahmedi e theksoi, për shembull, kur el-Karabisi tha se shqiptimi i Kuranit është i krijuar. Imam Abdullah (Allahu e mëshiroftë) ka raportuar:

”E kam dëgjuar babain tim duke thënë: ”Është ligështi dhe nënçmim që të thuhet se shqiptimi ytë i Kuranit është i krijuar. Kështu thonë: Xhehmitë.”

Unë i thashë: ”Husejn el-Karabisi thotë kështu.”

Ai tha: ”…I neveritshmi – Allahu e zubloftë atë – ai gënjen.” (es-Sunneh (1/165)).

Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) u deklarua më ashpër se kaq lidhur me el-Harith el-Muhasibin.

Ali bin Ebi Khalid ka thënë: ”I thashë imam Ahmedit për një shejkh i cili ishte me ne: ”Shejkhu është komshiu im. Unë e kam paralajmëruar atë ndaj një njeriu, por ai dëshiron të dëgjojë atë që ti ke për të thënë për Harithin e shkurtë (el-Muhasibi). Ti më ke pa me të shumë vite më parë dhe më the: ”Mos rri me të, mos folë me të.” Unë nuk kam ndejur me të që nga ajo kohë. Megjithatë, ky shejhu rrinë me të. Çka thua për të?”

Imam Ahmedi u skuq në fytyrë dhe arteriet dhe sytë e tij u frynë. Unë kurrë nuk e kam parë atë kështu. Pastaj ai tha duke u dridhur: ”Ai filani? Allahu e bëftë këtë dhe atë me të! Vetëm ai që ka përvojë dhe dije për të e njeh atë! Vetëm ai që ka përvojë dhe dije për të e njeh atë! Ai rrinte me el-Mughazilin, Jakubin dhe të tjerët dhe i bëri ata që të devijojnë drejt besimit të Xhehmive. Ata u shkatërruan shkaku i tij.”

Shejkhu tha: ”Ebu Abdilah! Ai rrëfen hadithe dhe duket i përulur ndaj Allahut.”

Ebu Abdilahi u zemërua dhe tha: ”Mos u mashtro nga zemërbutësisa dhe butësia e tij. Mos u mashtro nga ajo se ai ec kokë ulur. Ai është një njeri i keq. Vetëm ai që ka përvojë me të, e njeh atë! Mos flisni me të. Ai duhet të trajtohet pa mëshirë. A ulesh me çdo bidatçi i cili transmeton hadithe nga i dërguari i Allahut ﷺ? Jo! Ai duhet të trajtohet pa mëshirë!” (Tabakat-ul-Hanabilah (1/233)).

Ku është drejtësia e pretenduar tek imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë)? Ai nuk e përmendi as edhe një cilësi të mirë të el-Karabisit apo të el-Muhasibit pavarësisht se el-Karabisi ishte një det i dijes. Shih biografinë e tij në (Tarikh Bagdad (8/64)) dhe (Sijer A’lam-in-Nubela (12/79)).

Allahu e mëshiroftë imam Ahmedin. Në qoftë se kjo kishte ndodhur sot, ai do të akuzohej se është shumë i ashpër, agjent, sekular dhe emra të tjerë të cilët i përdorin hizbitë kur ata rrethohen nga argumentet. Sepse ai as nuk bëri kompromis me bidatçitë e as nuk ju bëri lajka atyre.

Rafi Bin Ashras (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Prej dënimit të bidatçiut mëkatar është që të mos përmenden cilësitë e tij të mira.” (Sherh Ilal el-Tirmidhi (1/353)).

2Lexoje këtë histori për të parë se si njerëzit mund të mashtrohen kur pasuesit e bidateve lavdërohen. Imam edh-Dhehebiu dhe të tjerët transmetuan:

”Tha Ebul-Uelid në librin ”Ikhtisar Firak-ul-Fukaha”, Kur ra biseda lidhur me Ebu Bekr el-Bakilanin: ”Më ka njoftuar Ebu Dherr el-Harauani, i cili kishte anim kah besimi i tij Eshari, kur unë e pyta ”Si ndodhi kjo? ”Ai tha: ”Një ditë unë isha duke ecur me Ebul-Hasan ed-Darakutni ne e takuam Ebu Bekr bin et-Tajjib el-Eshariun. Darakutni e përqafoi atë dhe e puthi në fytyrë dhe sy. Kur ata u ndanë, i thashë: ”Kush është ai me të cilin veprove kështu? Kurrë nuk kam menduar se do të veproje një gjë të tillë. Ti je imam i kohës tënde.” Ai u përgjigj: ”Ai është imami i muslimanëve dhe mbrojtësi i fesë; gjykatësi Ebu Bekr bin et-Tajjib. ”Që nga ajo kohë kam filluar të shkoj tek ai dhe të ndjeki mësimet e tij.” (Tadhkirat-ul-Huffadh (3/1104-1105) dhe Sijar A’lam-in-Nubela (17/558 -559)).

Kur Darakutni e trajtoi Ebu Bekr bin et-Tajjib el-Eshariun në këtë mënyrë, dhe e vlerësoi atë si imam të muslimanëve dhe kështu me radhë, u mashtruan ata që e panë këtë dhe si rezultat i kësaj miratuan besimin Eshari. Kjo vlen për të gjithë ata që lavdërojnë pasuesit e bidateve dhe të epsheve; ai do të shkaktojë rënien e shumë personave në besimin e tyre dhe në veçanti në qoftë se ata duken të drejtë nga ana e jashtme dhe Allahu e di më së miri.

3 Bukhari nr 6919 dhe Muslimi nr 1716.

4 Mund që dikush të pyet pse ne gjithmonë përmendim sektet e zhdukura Mutezilitë, Xhehmitë, heretikët, Esharitë, Khauarixhët dhe Murxhiat kur bie fjala për besimin dhe se cila është dobia nga kjo? Është e vërtetë se këto sekte janë zhdukur dhe se pasuesit dhe themeluesit e tyre ka ndërruar jetë kohë më parë. Megjithatë, mendimet e tyre ende ekzistojnë.

Mësimet e tyre ekzistojnë ende. Pasuesit e tyre të cilët janë të ndikuar nga ata jetojnë mes nesh. Besimi dhe ideologjitë e tyre përcillen nga brezi në brez. Ka njerëz që ende i përhapin ato. P.sh besimi i Mutezilive ekziston. Atë e kanë shumë njerëz të cilët asocijohen me Islamin. Të gjithë Shiitët duke përfshirë Zejditë e kanë besimin e Mutezilive. Esharitë kanë një ekzistencë kolektive në mes të shumicës së mislimanëve sot. Ideologjia e Murxhiave gjithashtu ekziston. Hanefitë besojnë se besimi përbëhet nga konfirmimi me zemër dhe të shprehurit me gjuhë, dhe duke përjashtuar veprat. Megjithatë, ky besim është më i butë sesa besimi i Murxhiave ekstrem. Edhe pse çdo epokë përbëhet prej këtyre besimeve dhe drejtimeve të cilat e kundërshtojnë besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit, kështu që gjithmonë ekziston dikush që i mbron ata. Komiteti i Përhershëm për dije dhe hulumtime dhe fetva në Arabinë Saudite dha një fetva paralajmëruese kundër Irxhasë dhe thanë:

”Murxhiat përjashtojnë veprat nga besimi dhe thonë se besimi ose përbëhet vetëm prej konfirmimit me zemër, ose konfirmimit me zemrë dhe të shprehurit me gjuhë. Sipas tyre veprat përbëjnë një kusht për një besim të përsosur dhe jo një pjesë të saj. Ata besojnë se ai që konfirmon me zemër dhe shqipton me gojë është besimtarë i përsosur pavarësisht se çfarë obligime braktisë apo se vepron mëkate. Ata besojnë se ai meriton të hyjë në xhenet edhe pse ai kurrë nuk ka bërë asnjë vepër të mirë.

Nuk ka dyshim se ky mendim është i gabuar dhe i rremë dhe bie në kundërshtim me Kuranin dhe sunnetin, dhe Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin në të gjitha kohërat. Një ideologji e tillë ia hap rrugën të këqinjëve dhe mëkatarëve.” (Fetvaja nr 21436) 08/04-1421, në-Tahdhir min el-Irxha ue ba’dh el-Kutub ad-Da’aijah ilejh, fq. 8-9).

Ka heretikë edhe në mesin e panenteistëve dhe të tjerëve. Ata pasojnë Ibn Arabi et-Ta’in dhe Sufitë ekstrem. Kur ne flasim për këto sekte, ne nuk po flasim për skelete të cilat janë kalbur.

Ne vërtetë po flasim për sektet që ekzistojnë në mesin e muslimanëve sot. Këtë e dinë studentët. Vetëm masa e thjeshtë e njerëzve janë ata që nuk e dinë këtë, ose njerëz që duan t’i mashtrojnë të tjerët dhe të përhapin besimet e tyre të rreme, të cilët na kundërshtojnë neve sepse ne paralajmërojmë kundër këtyre sekteve. Njerëz të tillë duhet të pyesin para se të fillojnë të kundërshtojnë. Ky ishte një sqarim i shkurtë sepse kjo është një temë e gjatë dhe Allahu e di më së miri. Me këtë desha të theksojë disa shembuj të sekteve shkatërruese dhe se ato ekzistojnë edhe tani:

1 – Sejid Kutubi thotë:

”Kurani është një fenomen universi sikurse fenomeni i qiejve dhe tokës.” (Fi Dhilal-il-Kuran (4/2328)).

Kjo është ideologjia se Kurani është i krijuar, të cilën e thonë Xhehmitë dhe të tjerët. Ai gjithashtu tha se Kurani ka një ritëm dhe stil muzikor, dhe dha shembuj të sureve ”Esh-Shems”, ”El-Fexhr”, ”el-Ghashijeh”, ”Et-Tarik” dhe ”el-Kijame”. Ai gjithashtu përshkroi Allahun në formën e një prodhuesi në suren ”el-Ala”. I pastër është Allahu nga ajo që thonë ata. (Fi Dhilal-il-Kuran, fq. 3883).

2 – Ai tha kur shpjegoi suren ”el-Ikhlas”:

”Nuk ka realitet përveç realitetit të Tij, nuk ka ekzistencë reale përveç ekzistencës së Tij. E gjithë ekzistenca tjetër e ka burimin e saj në ekzistencën e vërtetë.” (Fi Dhilal-ul-Kuran (6/4002)).

Alameh dhe shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”E kam lexuar shpjegimin e tij të sures ”el-Ikhlas ”. Ai vjen me një fjalë të rëndë që kundërshton metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit sepse deklarata e tij sugjeron se ai flet sipas panenteismit.” (Bara’atu Ulema-ul-Umeti, fq. 42).

Muhadithi dhe shejkh el-Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Sejjid Kutubi citoi Sufitë dhe nuk mund të kuptoshë asgjë tjetër përveç se ai besonte në panenteizëm.” (Bara’atu Ulema-ul-Umeti, fq. 37).

Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë) shkroi me dorë në fillim të librit të shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhaliut (Allahu e ruajt), (el-‘Auasim mima fi Kutub Sejid Kutub min el-Kauasim):

”Të gjitha refuzimet që ia ke bërë Sejid Kutubit janë të vërteta dhe të sakta. Me anë të kësaj është bërë e qartë për çdo njërin që zotëron një formë të dijes Islame se Sejid Kutbi nuk kishte dijeni për degëzimet e Islamit dhe parimet e tij.

Allahu të shpërbleftë me bollëk, o vëlla Rabi sepse ti ke marrë mbi vete obligimin për të qartësuar dhe zbuluar injorancën e tij dhe devijim e tij nga Islami.” (Fq. 3, edicioni i dytë, 1421, dhe në revistën es-Selefijjeh 7/1422, fq. 46).

3 – Muhammed Kutub tha:

”Njerëzit duhet të thirren përsëri në Islam. Këtë herë, ata nuk duhet të thirren në Islam sepse nuk pranojnë të shqiptojnë shahadetin, të cilën ata e bënë herën e parë. Këtë herë ata duhet të thirren përsëri sepse ata refuzuan obligimet e shahadetit, domethënë sundimin me librin e Allahut.” (Uaki’una el-Mu’asir, fq. 29).

Ky është një tekfir i përgjithëshëm mbi të gjithë njerëzit. Si mund të thuhet përndryshe se ata refuzojnë ligjin e Allahut? Përndryshe si mundet ai t’i krahasoj ata me periudhën pagane para Islamit? Ai nuk përmend asnjë detajim dhe as nuk përjashton ata (Arabin Saudite) që qeverisin me ligjin e Allahut dhe që nuk kanë kushtetutë tjetër përveç Kuranit. Këta autorë shprehen shpesh në këtë mënyrë. Është sikurse ata nuk e miratojnë vendin Islamik përgjatë Selefizmit në Gadishullin Arabik. Është sikurse ata nuk i miratojnë muslimanët në gjithë botën në mesin e Ehl-ul-Hadithit, Ensar-us-Sunneh dhe të tjerët që pasojnë metodologjinë e selefëve. Ajo që është e çuditshme është se si disa të cilët flasin kështu jetojnë në këtë vend Islamik, në Arabin Saudite. Mendimet e tyre janë të rrezikshme për lexuesit sepse lexuesi i thjeshtë mund të merr idenë se nuk ka vend Islamik sot që e shqipton shahadetin, vepron sipas tij dhe e aplikon librin e Allahut, dhe se nuk ka individë ose grupe që adhurojnë vetëm Allahun mbi sipërfaqen e tokës. Kështu ata mashtrojnë lexuesit në mënyrë që ata të bien në tekfir, gjë të cilën shumë e kanë bërë. Prandaj, studenti duhet të jetë i vëmendshëm me këtë fenomen të përhapur që lind nga shumë prej këtyre shkrimtarëve – Allahu i udhëzoftë atë në të saktën.

4 – Një person i cili asocijohet me davet tha:

”Prej mëkateve të hapura është që të mburresh para miqve tu dhe të thuash se ke bërë këtë dhe atë, dhe ta cekësh një listë me mëkate që ke bërë. Personi i tillë nuk do të falet nëse ai nuk pendohet sepse profeti tha se personi i tillë nuk do të falet kur ai tha:

”I tërë umeti im do të falen …” (Audio kaseta Xhalsah’alar-Rasif).

Ku në hadith thuhet se Allahu nuk do ta fal atë? Kush nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati thotë se mëkatari që madje mëkatoi hapur dhe vdes nuk do të falet nëse ai nuk pendohet para vdekjes? A nuk është çështja në dorën e Allahut nëse Ai dëshiron ta fal atë ose ta dënoj atë në qoftë se Ai dëshiron? Megjithatë, kjo është doktorina e Khauarixhëve dhe e Mutezilivie.

Thirrësi vazhdon të thotë: ”Më e shëmtuar dhe më serioze se kjo është se disa tregojnë se si ata kanë marrëdhënie të ndaluara dhe të dashura, dhe se udhëtojnë rreth e rrotull. Ai kënaqet nga mëkatet. Disa regjistrojnë mëkatet e tyre. Ata nuk kanë nder. Ata janë renegat për shkak të kësaj. Ai e regjsitron se si ai e mashtron një vajzë dhe pastaj mëkaton me të. Kjo është dalje nga Islami. Nëse ai nuk pendohet ai do të mbetet në xhehnem.” (Audio kaseta Xhelseh alar-Rasif).

Ai tha lidhur me këngëtarët, kasetat e të cilëve përhapen nga të rinjtë dhe që përmbajnë këngë poshtëruese që mashtrojnë djemtë dhe vajzat:

”Unë mund të them me qetësi se ky njeri së paku e nënvlerëson mëkatin. Nuk ka dyshim se është kufër nënvlerësimi i një mëkati veçanërisht në qoftë se ai është i madh dhe për ndalimin e të cilit nuk ka mosmarrëveshje mes dijetarëve. Veprimet e këtyre njerëzve janë pa dyshim dalje nga feja. Unë e them këtë me qetësi dhe me zemër të kënaqur.” (Audio kaseta esh-Shebab; Es’ileh ue Mushkilet).

Të bërit tekfir dhe të shpjegohen mëkate të përhapura, dhe të treguara si degradim i atyre që shpien në kufër dëshmon një guxim tjetër kur vjen puna për të bërë tekfir për mëkatet e mëdha dhe mungesa e devotshmërisë. Kjo i takon besimit të Khauarixhëve që bëjnë tekfir për mëkatet e mëdha. Të folurit për mëkatet dhe marrëdhëniet e ndaluara të dikujt mund të varet nga gjëra të ndryshme. Personi nuk është shprehur se ai beson se këto veprime janë të lejuara. Ai ndoshta është injorant në lidhje me to. Prandaj duhet përkujtuar e jo të bëhet tekfir. Kështu veprojnë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati uel-Xhemati. Nënvlerësimi i një mëkati nuk do të thotë se ai tallet me mëkatin. Nuk ka asnjë njeri që bën një mëkat të madh apo të vogël pa e nënvlerësuar atë më parë. Ai që bën këtë nuk do të thotë se bën tallje. Kush është i pagabueshëm? Dhe Allahu e di më së miri.

5 – Një tjetër tha kur edhe shtroi një pyetje edhe iu përgjigj asaj:

”A mund të imagjinoni se mëkatet e sotme në shoqërinë tonë janë vetëm si mëkate? Shumë sot besojnë se kamata, droga, pijet alkoolike dhe ryshfeti janë vetëm mëkate apo mëkate të mëdha. Jo o vëllezër! Unë kam hulumtuar çështjen dhe e kam kuptuar se shumë njerëz në shoqërinë tonë besojnë se kamata është e ligjshme. A e dini se bankat në vendin tonë kanë më shumë se një milion konsumatorë? A e din i gjith ky milion se kamata është e ndaluar dhe se ata vetëm po bëjnë një mëkat? Jo, pasha Allahun! Për shkak të përhapjes së mëkateve sot është një nga rreziqet që shumë i konsiderojnë mëkatet e mëdha të lejuara.” (Audiokaseta et-Teuhid Auuelen).

Unë them atë që thash më parë dhe po ia shtoj aty se ky shembull është më i rrezikshëm për folësin kur ai e tepron dhe thotë se mëkatet e shoqërisë sonë sikurse kamata, pijet alkoolike dhe droga nuk janë vetëm mëkate apo mëkate të mëdha.

Të thuhet se personi që kryen këto mëkate i konsideronë ato si të ligjshme pa e dëgjuar dikë në mënyrë të qartë duke thënë se ato janë të ligjshme është një tekfir i caktuar. Vetëm të spekulohet pa dëgjuar ndonjë indikacion të qartë se mëkatet janë shpallur të ligjshme kjo dëshmon devotshmërinë e dobët të folësit. Ky është besimi i Khuarixhëve dhe e Mutezilive.

I këshilloj ata dhe shokët e tyre që të tërheqin këto deklarata që i vë ata në rrezik para gjithë të tjerëve. Është më mirë të kthehesh në të vërtetën se sa të vazhdosh në të kotën.

6 – Një i treti (Sefer el-Hauali dhe ai posedon titullin dr në akide) ka thënë, ndërsa ai mbante në dorë një reklamë të një hoteli në Gjirin Persik (dhe ai e bëri këtë në xhami dhe e injoroi shenjtërinë e xhamisë):

”Është një hotel në një nga vendet e Gjirit, Dubai, i cili quhet ”Metropolitan Hotel”. Në këtë hotel thuhet haptazi se ka alkool në të. Përveç kësaj në të ka shtëpiza, video filma dhe gjëra tjera. Kjo është një ftesë e hapur plotësisht. Ata madje kanë bërë edhe fotot që vërtetojnë se ka valle me gra të zhveshura dhe konsumim të alkoolit. Ne kërkojmë mbojtjen e Allahut kundër këtij kufri. Është pa dyshim një kufër i qartë për të lejuar diçka që Allahu ka ndaluar.” (Sherh et-Tahauijeh (2/272)).

Ai tha gjithashtu në një nga librat e tij:

”Është shfaqur mosbesimi dhe ateizmi në gazetat tona. Mëkatet janë përhapur në koleksionet tona. Radio stacionet dhe kanalet tona televizive thërrasin në zina. Dhe ne kemi deklaruar kamatën të ligjshme.”

Ky libër është botuar me tituj të ndryshëm. Në Pakistan, quajtur ”Keshf-ul-Ghummah an Ulema-ul-Ummeh”, në Shtetet e Bashkuara quhet ”Ua’du Kissinger,” dhe në Egjipt quhet ”Haka’ik haul Ahdath-il-Khalixh”.

Në çdo rast ju e shihni se si folësi lufton për të dëshmuar se ne besojmë se kamata dhe mëkatet e bashkangjitura janë të lejuara. As ne as shoqëria jonë nuk e konsideron kamatën të jetë e ligjshme. As ne nuk besojmë se alkooli në vendet e fqinjëve tanë janë kufër i madhë që e nxerr personin nga feja. Të gjitha këto gjëra të cilat i kanë përmendur këta njerëz të cilët asocijohen me davetin janë mëkate e jo mosbesim. Ato janë një formë e mosbesimit të vogël, mosbindje dhe mëkate të mëdha të cilat zvogëlojnë besimin e plotë të personit dhe jo tërë besimin e tij.

Profeti ka thënë:

”Zinaqari nuk bën zina ndërsa ai është besimtar, hajduti nuk vjedh ndërsa ai është besimtar…” (Bukhari 2243).

Nuk ka dyshim se besimi i plotë është mohuar në këtë hadith dhe jo i tërë besimi. Ka shumë raste të ngjashme në sheriatin tonë.

Tani ju keni lexuar shembuj të ideve të cilat i posedojnë disa thirrësa, e të mos flasim për të rinjtë që janë ndikuar prej tyre të cilët ulen pranë këtyre thirrësave dhe mësojnë këto teori dhe këto doktorina që grisin metodologjinë Selefite. A mund që në fund të fundit të pyesësh veten pse ne flasim për sektet e zhdukura dhe të devijuara që kanë devijuar në besim dhe metodologji kur edhe besimi dhe devijimet e tyre ekzistojnë? Prandaj mendo lidhur me rëndësinë e të thirrurit për në teuhid dhe praktikimin e tij, paralajmëro kundër të gjitha sekteve pavarësisht kohës dhe vendit dhe kthehu në Kuran dhe sunnet në përputhje me metodologjinë e selefëve.

Shpërndaje: