Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Emrat e profetëve na kujtojnë profetët dhe karakteret e tyre

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 17-18

Përtkheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Emërtimi me emra të profetëve të Allahut, sepse ata janë zotërinj të njerëzimit, moralet tyre janë moralet më fisnike, veprat e tyre janë veprat më të ndershme. Emërtimi me emra të tyre përkujton cilësitë dhe gjendjen e tyre.

Dijetarët janë unanim se është e lejuar emërtimi me emra të tyre1. Ndërsa ajo që është transmetuar nga ”udhëheqës” të besimtarëve Umer bin el-Khatab (radijAllahu anhu) se ai shkroi:

”Mos e emërtoni askë me emër profetësh.” 2

Ndalimi i tij ishte për shkak që emrat e profetëve të mos abuzohen dhe nënçmohen. Megjithatë, është transmetuar se ai është kthyer nga ky vendim, siç e e ka konfirmuar Ibn Haxheri. Kishte disa persona nga Selefët që kishin emër të disa nga profetët. Profeti i dha birit të tij emrin ”Ibrahim” dhe tha:

”Natën e kaluar më ka lindur një djalë dhe unë i dhash atij emrin e babait tim Ibrahim”.

Transmetuar nga Muslimi.

Po me këtë emër e emërtoi edhe të birin e Ebu Musa el Esh’ariut. Jusuf bin Abdil-lah bin Selam (radijAllahu anhuma) ka thënë:

”Profeti ﷺ më dha emrin ”Jusuf ”.

Transmetuar nga el-Buhari në ”el-Adab el-Mufrad”, dhe at-Tirmidhiu në ”esh-Shama’il”. Ibn Haxheri ka thënë:

”Zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë.” 3


1 Shih ”Sherh Sahih Muslim” (8/437) nga Nevevi dhe ”Maratib-ul-Ixhma”, nga Ibn Hazmi fq. 154.

2 Shih ”Fet’h-ul-Bari” (10/573).

3 Shih ”Zad-ul-Ma’ad” (2/344-348), ”Tuhfat-ul-Maudud”, fq. 136-144, dhe ”Fet’h-ul-Bari” (10/571-574).

Dobi

Të gjithë emrat e profetëve janë jo-Arab, përveç katër: Adem Salih, Shuajb dhe Muhamed. Këta të katër janë Arab dhe emri i çdo profeti tjetër është jo-Arab. Megjithatë, ata kanë qenë në Arabisht, sepse janë sjellë në gjuhën arabe dhe janë arabizuar. Prandaj, ne shohim se si dijetarët e gjuhës arabe thonë se, pasi përmendet një fjalë në arbaish ajo arabizohet.

Shpërndaje: