Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E treta: Kur gruaja ka cikël me kohë të pa definuar dhe të pa dalluar nga gjaku i rëndomtë. Kjo do të thotë se gjakderdhja e saj vazhdon që kur ti vie gjaku i saj i parë që duket identik ose ndryshon në mënyrë që ai nuk mund të jetë gjak menstrual. Me anë të kësaj ajo duhet të bëjë sikurse bëjnë shumica e grave. Pra ajo duhet të supozoj se cikli i saj mujor zgjat gjashtë ose shtatë ditë në muaj. Ajo fillon direkt kur ti vie gjakun i saj. Çdo gjak tjetër është gjakderdhje.
Shembull i kësaj është që asaj ti vie gjak në ditën e pestë të muajit. Gjaku vazhdon të rrjedhë, ndërsa ajo nuk mund të sheh një ndryshim të qartë që sugjeron se ai është gjak menstrual. As ngjyra e as disa tiparet e tjera nuk ndihmojnë. Në këtë rast zgjat cikli i saj mujor gjashtë ose shtatë ditë duke filluar në ditën e pestë të çdo muaji. Dëshmi për këtë është hadithi i Himnah bint Xhahsh (radijAllahu anha):
”O i dërguari i Allahut! Unë vuaj nga një gjakderdhje e madhe dhe e tepruar. Çfarë thua për këtë? Ajo më ka ndalur nga namazi dhe agjërimi? ” Ai tha: ”Merrë pambuk dhe vendose atë në organin tënd gjenital. Ajo e largon gjakun.” Ajo tha: ”Është më shumë se kaq.”
Në të njëjtin hadith thotë profeti ﷺ:
”Kjo nuk është asgjë më shumë se një nga goditjet e shejtanit. Ti e ke ciklin tënd mujor sipas diturisë së Allahut (te ala) gjashtë apo shtatë ditë. Pastaj duhet të pastrohesh. Kur ta sheh se je pastruar, ti duhet të falesh dhe të agjërosh për njëzet e katër ose njëzet e tri ditë.”
Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se hadithi është autentik. Është transmetuar se Ahmedi ka thënë se hadithi është autentik, ndërsa Buhari ka thënë se hadithi është i mirë.
Fjalët e profetit ﷺ ”gjashtë ose shtatë ditë” nuk i referohen zgjedhjes së lirë, por në atë që ajo beson të jetë e saktë. Ajo duhet të studiojë gjendjen e saj dhe të zgjedh atë që ajo mendon se i përshtatet më së miri me gratë që i ngjajnë asaj në aspektin e dukjes, moshës dhe prejardhjes, atë nga gjaku i saj që është gjaku menstrual dhe faktorë të tjerë që peshojnë. Nëse ajo beson se gjashtë ditë që janë më së afër së vërtetës, ajo pason këto gjashtë ditë, dhe nëse ajo beson se shtatë ditë janë më afër të vërtetës, ajo pason këto shtatë ditë.