Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
5 – Ndalohet falja e namazit të xhenazes së të dalurit nga feja
Është e ndaluar gjithashtu të kërkohet falje dhe mëshirë për të.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij. Me të vërtetë që ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën duke qenë fasikunë (të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut dhe ndaj të dërguarit të Tij).” 9:84
“Nuk është e drejtë për profetin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët edhe nëse janë të afërt të tyre pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i Allahut, u largua prej tij. Vërtet, Ibrahimi ishte (që i lutej Allahut me nënshtrim, e madhëronte Atë shumë) dhe shumë i duruar.” 9:113-114
Të kërkuarit falje dhe mëshirë për kafirin, pavarësisht mosbesimit, është tejkalim, tallje me Allahun dhe një devijim nga rruga e besimtarëve. Si mundet një person i cili beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit të kërkojë falje e mëshirë për një person i cili vdiq kafir dhe ishte armik i Allahut -te ala-?
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
”Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është kafir), Allahu pa dyshim është armik i kufarëve.” 2:98
Në këtë ajet sqaron Allahu -te ala- se Ai është armiku i të gjithë kufarëve. Muslimani është i detyruar të heqë dorë nga të gjithë kufarët.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Dhe kujto kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, unë jam i distancuar nga ato që adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejt.” 43:26-27
”Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni përveç Allahut, ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme derisa të besoni vetëm Allahun Një.” 60:4
”Dhe kjo është një shpallje nga Allahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit (dita e dhjetë e Dhil-Hixhes) se Allahu dhe i dërguari i Tij janë larg nga mushrikët.” 9:3
Prej hallkave më të forta të besimit është që të duash për hir të Allahut, të urresh për hir të Allahut, të miqësosh për hir të Allahut, dhe të armiqësosh për hir të Allahut në mënyrë që dashuria, urrejtja, miqësia dhe armiqësia jote t’u nënshtrohen kënaqësisë së Allahut -azze ue xhel-.