Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Prej cilësive të atyre që kanë tërhequr hidhërimin është se të vërtetën nuk e pranojnë ndryshe vetëm se nga medhhebi i tyre

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dije se një nga cilësitë e atyre që kanë tërhequr hidhërimin është se ata e pranojnë të vërtetën vetëm nëse ajo vjen nga grupi që ata i përkasin. Ata e bëjnë këtë edhe në qoftë se nuk e pasojnë atë që janë të detyruar në fenë e tyre. Po ashtu, kjo ndodh shumë në mesin e atyre që i përkasin një grupi të caktuar në fikh apo në akide në mesin e dijetarëve të fikhut dhe Sufive. Ata nuk pranojnë asgjë që ka të bëjë me fenë përderisa ajo nuk vie nga grupi i tyre. Kjo pavarësisht faktit se Islami urdhëron që të pasohet e vërteta, pa veçuar një person, përveç të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Urtësia është qëllimi i besimtarit; ai e merr atë kudo që e gjen atë.

Në zemrën e tij një person i cili pason një medhheb e nderon personin që ai e pason, pa marrë parasysh se çfarë thotë ai. Kjo ndodhë nga pasimi i verbër i paraardhësve dhe bashkëvendësve të tij. Ky është devijim i qartë! Duhet të shikohet mendimi, jo personi që e shpreh atë.

Aliu (radijAllahu anhu) ka thënë:

”E vërteta nuk njihet me anë të burrave. Mësoje të vërtetën, dhe do ti njohësh pasuesit e saj!”

E mira gjendet në çdo gjë që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij urdhëruan dhe vepruan, dhe e njëjta vlen edhe me Selefët e drejtë. Ndërsa e keqja dhe devijimi që kanë shpikur në çështjet fetare brezat e mëvonshëm është çdo e keqe. Prej këtyre bidateve janë medhhebet. Në të vërtetë ata u njohën vetëm nga pushtetarët dhe udhëheqësit që të jenë në përputhje me politikat e tyre, të kënaqin epshet e tyre, të mbrojnë pozitat e tyre dhe të nxisin fanatizmin për dijetarët e tyre – dhe kjo është e njohur për të gjithë ata që e lexojnë historinë.

Uelijullah ed-Dahlaui ka thënë në librin ”et-Tefhimet el-Ilahijeh (1/151)”:

”Sidomos sot, i sheh injorantët kudo duke iu përmbajtur një medhhebi të caktuar. Ata besojnë se një person i cili e braktis medhhebin e tij vetëm në një çështje ka bërë mëkat të barabartë me mosbesimin, sikurse ai ka qenë i urdhëruar që ti bindet atij. Paraardhësit e umetit dhe brezat më të mirë ishin të gjithë të bashkuar në një medhheb.

Ebu Talib el-Meki tha në librin ”Kuvat-ul-Kulub”:

”Në të vërtetë, librat dhe përmbledhjet janë të shpikura dhe mendimi se duhet përmbajtur vetëm një medhhebi të caktuar në të gjitha çështjet është diçka që njerëzit në kohët e vjetra nuk e pasonin. Në vend të kësaj, të paditurit e kishin zakon që të mësojnë dhe të kërkojnë dijetarë kudo që i gjenin.

Ai që e dëgjonte një hadith e pasonte atë dhe asgjë tjetër. Ndërsa ai nuk e pasonte dikë tjetër përveç atij që erdhi me Sheriatin. Nëse disa transmetime ishin të ndryshme, ata e kishin zakon që të pasonin mendimet me të cilat zemrat e tyre ndiheshin të rehatshme. Ndërsa disa njerëz zgjodhën që të kufizojnë veten në një medhheb të caktuar në mënyrë që të paditurit mund të përçaheshin.

Më të shquarit në mesin e dijetarëve nuk kufizoheshin në ndonjë medhheb të caktuar, pavarësisht nëse ajo ishte në lidhje me veprat e tyre apo gjykimet që ua jepnin të tjerëve. Prej tyre ishin Ebu Muhammed el-Xhuvejni. Ai shkroi librin e tij ”el-Muhit” dhe nuk iu përmbajt vetëm një medhhebi. Kjo është çështja që provokoi dhe nxiti njerëzit dhe kështu ndodhën sprovat dhe fanatizmi.”

Shpërndaje: