Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Thirrja e urtë është rruga më e afërt për udhëzim

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 55

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pastaj Allahu e ndihmoi Musain me vëllain e tij Harunin në mënyrë që të largojnë të gjitha arsyetimet. Allahu i mësoi ata që të thërrasin në mënyrë të butë sepse kjo është rruga më e afërt për t’i udhëzuar ata që do Allahu:

اذْهَبَا إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى

“Shkoni ju të dy te Faraoni se vërtet ai i ka kaluar kufijtë, dhe i flisni atij butë, mbase mund të marrë qortim ose të frikësohet.”1

Ata i zbatuan urdhrat e Zotit të tyre dhe e thirrën Faraonin. Qëllimi i tyre ishte që ai të udhëzohej dhe të pastrohej në mënyrë që t’i frikësohej Allahut dhe të heqë dorë nga idhujtaria dhe shtypja. Por ai refuzoi të pranonte thirrjen e qetë dhe të urtë ku Musai e dëshmoi profecinë e tij dhe mesazhin e vërtetë me shenja të fuqishme, por Faraoni vazhdoi të tejkalonte kufijtë dhe përgënjeshtroi:

فَكَذَّبَ وَعَصَى ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَى فَحَشَرَ فَنَادَى فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَى فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَى

 “Por Faraoni mohoi dhe kundërshtoi. Pastaj ktheu shpinën duke u përpjekur (kundër së vërtetës) dhe tuboi njerëzit e u deklaroi: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.” 2


1 20:43-44.

2 79:21-25.

Shpërndaje: