Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 63-65
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dije – Allahu të mëshiroftë – se nuk është kusht për një transmetim ”Ehad” të arrij gradën i transmetuar nga shumë transmetues (muteuatir) për të qenë bindës. Është e mjaftueshme që të transmetohet nga drejtime të ndryshme dhe nga anë bindëse që nuk e përgënjeshtrojnë apo e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë arrihet të jetë muteuatir.
Ne jemi të bindur në lidhje me bujarin e Hatimit edhe pse nuk ka edhe një transmetim të vetëm me një zinxhir të mirë transmetimi në lidhje me të, pra për shkak të asaj që u cek. Dhe po kështu ne jemi të bindur p.sh për drejtësinë e Umerit, për guximin e Aliut dhe për dijen e Aishes dhe se ajo ishte gruaja e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe e bija e Ebu Bekrit (radijAllahu anhum). Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por transmetimi nga shumë transmetues (muteuatir) pothuajse gjendet vetëm në transmetime të tilla.
Tema që do ta trajtojmë është transmetuar nga shumë transmetues (muteuatir) dhe në mënyrë bindëse nëpërmjet zinxhirëve autentik dhe janë transmetuar nga njerëz të besueshëm dhe të dobishëm. Ka kaq shumë transmetime dhe burime që janë të shumta dhe është e pamundur për imamët që t’i kufizojnë ato në libra. Umeti i ka pranuar ato pa i kundërshtuar. Para së gjithash këto transmetime janë në përputhje me Kuranin, të cilit asnjë gënjeshtër nuk mund t’i afrohet qoftë haptazi apo fshehurazi! Jo, ai është shpallur nga i Urti Allah, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
”E pastaj Ai u ngrit mbi arsh.” 1
Kjo shprehje është përmendur në disa vende në Kuran. Ai (te ala) gjithashtu ka thënë:
أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء
”A u garantuat ju prej Atij që është mbi qiell…” 2
Kjo shprehje është përmendur dy herë në Kuran. Allahu (te ala) gjithashtu ka thënë:
إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ
”Tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).’’ 3
يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاء إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ أَلْفَ سَنَةٍ مِّمَّا تَعُدُّونَ
”Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.” 4
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ
“Tek Ai ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.” 5
Ai i tha Isait ﷺ:
يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ
”O Isa! Unë do të marr ty, do të ngre lartë pranë Meje.” 6
بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
“Por, Allahu e ngriti atë (Isain) lartë pran vetes së Tij.” 7
وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ
“Ai është Sunduesi dhe që është lart mbi robërit e Tij.” 8
يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوْقِهِمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ
”I frikësohen Zotit të tyre që është lart mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çfarë urdhërohen.’’ 9
Ai (subhaneh) tregoi se Faraoni tha:
يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَّعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا
“E Faraoni tha: “O Haman, ma ndërto mua një pirg (vend të lartë), e ndoshta do t’i gjejë rrugët. Rrugët e qiejve, që të mund ta shoh Zotin e Musait edhe pse unë me të vërtetë mendoj se ai është gënjeshtarë.” 10
D.m.th Musai ﷺ gënjen kur ai thotë se Allahu, Zoti i tij është mbi qiej.
Kundërshtuesi në këtë çështje pohon definitivisht dhe me bindje se Musai ﷺ ka gënjyer, e kundërshton Zotin e krijesave dhe beson se profeti i Tijﷺ i besueshëm ishte gabim dhe e injoroi metodologjinë e ndjekur nga sahabët, tebiinët, imamët e hershëm dhe të tjerët. Lusim Allahun (te ala) që me mëshirën e Tij të na mbrojë kundër bidateve dhe të na bëj që të pasojmë rrugën e Tij.
1 El-A’raf 7:54, Junus 10:3, Er-Rad 13:2, El-Furkan 25:59 dhe Es-Sexhde 32:4.
2 El-Mulk 67:16 dhe El-Mulk 67:17.
3 El-Fatir 35:10.
4 Es-Sexhde 32:5.
5 El-Mearixh 70:4.
6 Al-Imran 3:55.
7 En-Nisa’ 4:158
8 En-Aam 6:18.
9 En-Nahl 16:50.
10 Gafir 40:36-37.