Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Definicioni i fatkeqësisë dhe trajtimi i saj

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë: 

“… të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” El-Bekare, 2:156-157

Umer bin Khatabi -radijAllahu anhu- ka thënë: “Sa të shkëlqyera janë dy kompensime! Sa shtesë e shkëlqyer!”

Transmeton Bukhari me zinxhir të reduktuar.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Çdo fatkeqësi që i bie njeriut ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu di mirë çdo gjë.” Et-Tegabun, 64:11

Alkameh dhe komentues të tjerë të Kuranit kanë thënë: “Kjo është fatkeqësia e cila godet njeriun. Ai e di se kjo vjen nga Allahu, andaj kënaqet dhe pajtohet me këtë.”

Gjuhëtarët thonë se nga aspekti gjuhësorë, fatkeqësi është çdo gjë shqetësuese që godet njeriun.

Kurtubi -rahimehullah- ka thënë: “Fatkeqësi është ajo që godet dhe shqetëson besimtarin.”

Ebu Seid El-Khudri -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Çfarëdo që e godet muslimanin qoftë lodhje, sëmundje, pikëllim, brengë apo fatkeqësi, Allahu ia shlyen mëkatet për to.”

Transmeton Muslimi.

Aishah -radijAllahu anha- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Çfarëdo fatkeqësie që e godet muslimanin, Allahu ia shlyen mëkatet për shkak të saj, madje edhe nëse shpohet nga një gjemb.”

Transmeton Muslimi.

Shpërndaje: