Në mënyrë që të shihet roli i femrës në përmirësimin e shoqërisë është e patjetërsueshme që ajo t’i posedoj disa veçori, dhe ato janë:
Që vet ajo të jetë e mirë
Vetëm me këtë gjë familja do të jetë e mirë, femra do të jetë shembull për femrat e tjera. Mirëpo, si do të jetë femra e mirë?
Le ta dijë çdo femër se nuk ka mundësi të jetë e tillë përveçse përmes portës së dijes. Ajo që kam për qëllim është dija e sheriatit Islam. Pa e marrë parasysh se a e arrin ajo këtë gjë përmes librave, apo përmes gojës së dijetarëve – dijetarëve burra apo femra si ajo.
Në kohët e sotme, është shumë më e lehtë që femra të merr dije nga goja e dijetarëve dhe këtë e bën përmes audio-inçizimeve. Këto audio-inçizime luajnë rol të madh në vetëdijesimin e shoqërisë në atë që është e mirë dhe e hajrit në rast se shfrytëzohen pozitivisht. Pra është e detyrueshme që femra të merr dije fetare – që ka të bëj me sheriatin në mënyrë që ajo të jetë e mirë.
Që ajo të jetë oratore.
Pra është e detyrueshme që femra të mund të shpreh atë që ka në brendi, atë që ajo di, ta shpreh në mënyrë të duhur dhe ta tregoj diturinë e saj. Edhe pse shumë njerëz mund të kenë dije mbi diçka të caktuar, por jo çdokush mund të shprehet lirshëm, apo jo çdokush mund të shprehet ashtu siç duhet dhe siç njerëzit e kuptojnë. Përkundrazi nuk arrihet qëllimi i kërkuar.
Duke perceptuar këtë fakt lind pyetja e rëndësishme: Çka e sjell këtë gjë që e cekëm më lartë?
Përgjigja është: Femra duhet të ketë dije të thellë në gjuhën arabe, sintaksë, morfologji e retorikë[1]. Kur të ndodh kjo atëherë femra duhet të mbajë ligjërata qofshin ato të pakta në numër. Vetëm kështu ajo mund të shpreh atë që ajo e di dhe ta shpreh në mënyrën më të mirë, dhe në mënyrën e duhur duke pasur mundësi që të përcjell mesazhin e saj tek femrat të cilave ajo u drejtohet me fjalim.
Urtësia.
Femra duhet të ketë mençuri në thirrje. Të ketë urtësi në mënyrë që dijen ta përcjellë ashtu siç duhet tek femrat e tjera, të ketë urtësi në mënyrë që të vë çështjet në vendin e duhur. Këtë gjë e thonë të gjithë dijetarët Islam. Padyshim se kjo është mirësi dhe dhuratë nga ana e Allahut për robin e Vet. Thotë Allahu (azze ue xhel):
يُؤتِي الْحِكْمَةَ مَن يَشَاء وَمَن يُؤْتَ الْحِكْمَةَ فَقَدْ أُوتِيَ خَيْرًا كَثِيراً
“Ai ia jep urtësinë kujt të dojë. Atij që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe.” 2:269
Sa e sa herë ndodh që të humb qëllimi i duhur dhe ndodhin gabime dhe rrëshqitje, dhe kjo ndodh në mungesë të urtësisë! Dhe padyshim se prej urtësisë në thirrje (davet) është që thirrësi të ketë parasysh situatën dhe gjendjen e atyre që u drejtohet. Nëse u drejtohet atyre që janë injorantë në çështje të fesë, atëherë përdor fjalor që i përshtaten atyre, e në rast se ka të bëj me të ditur, por ja që i lënë gjërat pas dore dhe nuk interesohen aq shumë, atëherë prapë ua përshtat atyre fjalorin që ata e kuptojnë. Të njëjtin kujdes dhe të njëjtin mund duhet ta jap edhe ndaj atyre që kanë paksa dije për fenë, por ja që janë të goditur pakë nga mendjemadhësia e refuzimi i të vërtetës.
Pra njerëzit janë në tri kategori (për nga aspekti i dijes): Injorant, të ditur koprracë dhe të ditur kokëfortë. Që të tri këto kategori nuk mund t’i barazojmë mes tyre, por është e detyrueshme që çdo njërin ta klasifikojmë në kategorinë në të cilën ai gjendet. Prandaj kur i dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadhin (radijAllahu anhu) në Jemen, i tha:
إنك تأتي قوما من أهل الكتاب
“Ti po shkon tek një popull që janë ithtarë të librit.”
I dërguari i Allahut ﷺ, ia përkujtoi atij këtë fakt në mënyrë që ta dijë se më kë ka të bëj atje. Në mënyrë që të sillet me ta dhe të flas në mënyrën që i përshtatet atyre.
[1] Dhe kur është fjala për shoqëritë joarabe, atëherë kësaj i shtohet edhe gjuha me të cilën bëhet thirrja (daveti).