Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 12
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Në gjuhën e Teuratit dhe Ungjillit, çdo njëri që është i devotshëm dhe ia ka frikën Allahut quhet “Biri i Perëndisë”. Në Ungjillin e Mateut thuhet:
”9. Lum ata që bëjnë paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
10. Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.”1
Në të njëjtin kapitull thuhet:
”44. Por unë po ju them: “Duajini armiqtë tuaj, bekojini ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, 45për të qenë bij të Atit tuaj.”2
”48. Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej.”3
”1. Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni tek Ati juaj, që është në qiej.”4
1 Mateu 5:9-10
2 Mateu 5:44-45
3 Mateu 5:48
4 Mateu 6:1