Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.I pari: Adhurimi i dedikuar dikujt tjetër pos Allahut (te ala)

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Shpjegimi i Anuluesve të Islamit) fq. 9-12

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

I pari: Adhurimi i dedikuar dikujt tjetër pos Allahut (te ala).

Shpjegimi

Lloji më i rëndë i blasfemisë (daljes nga feja) është adhurimi që i dedikohet edhe dikujt tjetër pos Allahut (shirku). Kjo ndodh kur të adhurosh dikë tjetër krahas Allahut. Shembuj të kësaj janë therja kurban në emër të dikujt tjetër pos Allahut, të betohesh në emër të dikujt tjetër pos Allahut, t’i bësh sexhde dikujt tjetër pos Allahut dhe të kërkosh mbrojtje tek dikush tjetër pos Allahut lidhur me atë që askush pos Allahut nuk mund ta kryej. Kjo është forma më e rëndë e daljes nga feja. Allahu (te ala) ka thënë:

”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 5:72

”Pa dyshim se Allahu nuk fal t’i bëhet Atij ortak dhe përveç këtij (mëkati) fal kë të dojë. Ai që i bën ortak Allahut ka trilluar një mëkat të madh.” 4:48

”Vërtet që Allahu nuk e fal (mëkatin e) të vënit ortak Atij, por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Ai që i bën ortak Allahut ka humbur dhe ka bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” 4:116

Shirku është lloji më i rëndë i daljes nga feja dhe do të thotë që të adhurosh dikë tjetër pos Allahut. Kjo vlen për të gjitha llojet e adhurimit. Shembuj të tyre janë prerja kurban, të kërkosh mbrojtje dhe ndihmë prej të tjerëve pos Allahut për atë që vetëm Ai (subhanehu ue te ala) është në gjendje ta bëjë. Ata u luten të vdekurve, u kërkojnë mbrojtje varreve dhe u kërkojnë ndihmë të vdekurve. Ky është lloji më i rëndë i daljes nga feja. Shumë njerëz që i atribuohen Islamit janë në këtë gjendje.

Ata ndërtojnë tyrbe dhe bëjnë tavaf rreth tyre. Ata prejnë kurban dhe zotohen në emër të tyre. Ata kërkojnë afërsinë e tyre dhe pretendojnë se varret i afrojnë më afër Allahut (subahanehu ue te ala). Pse nuk përpiqen t’i afrohen Allahut sikurse duhet në vend se të merren me këto devijime? Le të përpiqen që t’i afrohen Allahut sepse Ai është afër dhe u përgjigjet lutjeve. Pse ata duan t’u afrohen krijesave e pastaj të thonë:

“Këto na afrojnë më afër Allahut.”

A është Allahu (subhanhu ue  te ala) aq larg? A i ka mbyllur Allahu (subhanehu ue te ala) dyert e Tij? A nuk ka Allahu dituri lidhur me krijesat e Tij? A nuk i dëgjon Allahu krijesat e Tij? A nuk i sheh Allahu se çfarë bëjnë ata? Allahu (xhele ue ala) është afër dhe u përgjigjet lutjeve:

”E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” 2:186

“Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.” 40:60

Vërtet, Ai është afër dhe u përgjigjet lutjeve. Pse shkon dhe iu lutesh të tjerëve pos Allahut? Pse thua se ata të afrojnë tek Allahu?

”Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut.” 39:3

Është sikurse Allahu as nuk di e as nuk ka dituri. Këta njerëz pretendojnë se ata janë muslimanë. Ata thonë ”la ilahe ilAllah”, e falin namazin dhe agjërojnë, por ata përziejnë veprat e tyre me idhujtari të madhe. Si pasojë ata dalin nga feja ndërsa ata e falin namazin, agjërojnë dhe e bëjnë haxhin. Kushdo që i sheh ata mendojnë se ata janë muslimanë. Prandaj duhet ditur kjo. Idhujtaria është mëkati më i rëndë. Por pavarësisht nga rreziku dhe e keqja e tij shumë nga ata që i atribuohen Islamit kanë rënë në të.

Ndërsa ata nuk e quajnë këtë “idhujtari”. Në vend të kësaj ata e quajnë këtë “teuesul” (lutje për ndërmjetësim) dhe emra të tjerë që nuk nënkuptojnë idhujtarinë. Por emri nuk e ndryshon realitetin. Idhujtaria është idhujtari. Ky është lloji më i rëndë edhe pse ky lloj përshkruhet në mënyrën më të qartë në librin e Allahut dhe në sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ, pikërisht në këtë lloj idhujtarie bien shumica e njerëzve. Paralajmërimi dhe kërcënimi ndaj tij është I qartë. Nuk ka asnjë sure të vetme në Kuran e që nuk paralajmëron ndaj idhujtarisë. Megjithatë, ata e lexojnë Kuranin pa iu shmangur idhujtarisë. Ndoshta dikush thotë:

“Këta njerëz janë të paditur dhe arsyetohen nga injoranca.”

Sa kohë duhet të vazhdojë kjo injorancë? Kurani recitohet dhe ata e memorizojnë atë dhe e lexojnë atë. E vërteta është bërë e qartë për ta nga mesazhet e Kuranit:

Thuaj: “Allahu është dëshmitar në mes meje dhe jush”. Më është shpallur ky Kuran që t’ju tërheqë vërejtjen me të juve dhe atyre te kush arrin ky.” 6:19

Atij që i ka arritur Kurani, atij i është sqaruar e vërteta dhe për këtë arsye nuk ka arsyetim.

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (te ala) ka thënë:

”Vërtet që Allahu nuk e fal (mëkatin e) të vënit ortak Atij, por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Ai që i bën ortak Allahut ka humbur dhe ka bërë një largim të madh (prej të vërtetës). 4:116

”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 5:72

Vërtet Allahu nuk fal t’i bëhet ortak (shirk) Atij në adhurim.”

– Kjo dëshmon se idhujtaria është mëkati më i rëndë. Allahu e fal praktikuesin e idhujtarisë vetëm nëse ai pendohet nga ajo;

”…por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” 4:116

Do të thotë çdo gjë nën nivelin e idhujtarisë. Shembuj të kësaj janë: zinaja, konsumimi i alkoolit, vjedhja dhe kamata. Të gjitha këto mëkate janë nën nivelin e idhujtarisë. Nëse Allahu dëshiron të ndëshkojë praktikuesin e tyre, Ai e bën këtë, dhe nëse Allahu dëshiron i fal. Praktikuesit e tyre kryejnë mëkate të mëdha dhe të rënda dhe prandaj ata janë mëkatarë kundërshtues. Ndërsa ata nuk kanë rënë në idhujtari por në mëkate të mëdha dhe të rënda. Këto mëkate mangësojnë imanin e tyre dhe ata llogariten si mëkatarë. Nëse ata vdesin pa u penduar për këto mëkate ata janë nën dëshirën e Allahut; në qoftë se Ai dëshiron i fal ata për hir të monoteizmit (teuhidit) të tyre dhe në qoftë se Ai dëshiron i dënon ata për mëkatet e tyre. Në fund të fundit destinacioni i tyre është xheneti për hirë të monoteizmit (teuhidit) të tyre. Kjo është ajo që i pret këta mëkatarë përderisa ata nuk bien në idhujtari (shirk).

Fjalët e Allahut:

”por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.

Ka për qëllim të gjitha mëkatet përveç idhujtarisë dhe se idhujtaria është mëkati më i rëndë.

”Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin.”

– Ky është përfundimi i idhujtarit, domethënë i ndalohet hyrja në xhenet tërësisht. Ku do të shkoi ai nëse ai nuk i përket banorëve të xhenetit? Ku do të shkoj? Ai do të pushojë së ekzistuari? Jo. Vendi i tij do të jetë zjarri në të cilin ai do të jetë përgjithmonë:

Dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë.” 5:72

Do të thotë idhujtarët. Idhujtaria është mëkati më i madh. Se ata nuk kanë ndihmëtarë do të thotë se nuk ekziston dikush që mund t’i nxjerr ata nga zjarri apo të ndërmjetësojë për ta sikurse ndërmjetësohet për mëkatarët e mëdhenj muslimanë. Këta mëkatarët e mëdhenj muslimanë do të dalin nga zjarri me ndihmën e ndërmjetësimit. Ndërsa këta njerëz nuk përfitojnë nga ndërmjetësimet e ndërmjetësuesve:

”Për njerëzit e këqij nuk ka asnjë mik të afërt dhe as ndërmjetësues të pranueshëm.”40:18

Do të thotë idhujtarët. Asnjë ndërmjetësim nuk do të pranohet për idhujtarët – Allahu na ruajt.

”Dhe vendi i tij është zjarri.”

– Vendbanimi nënkupton strehimit – një vendbanim i tmerrshëm! Ai kurrë ndonjëherë nuk do të qëndrojnë diku tjetër. A është e lejuar të jesh i paditur lidhur me një mëkat rreziku dhe përfundimi i të cilit është kjo? A lejohet të braktiset paralajmërimi ndaj tij?

Thuhet: “Lërini njerëzit të jenë të qetë. Lërini adhuruesit e varreve të jenë të qetë. Lërini gjithë ata që kanë rënë në blasfemi të jenë të qetë. Ai është muslimanë përderisa i atribuohet Islamit. Në vend të kësaj vërsuluni ateistëve.”

Megjithatë, këta njerëz janë më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm se sa ateistët.

Shpërndaje: