Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Mbulimi i fytyrës është mjet për ruajtjen e nderit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Hixhab, fq. 6-7

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej dëshmive të Kuranit janë:

1 – Fjalët e Allahut (te ala):

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit dhe stolitë në to) përveç asaj që është e dukshme,dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” 1

Sqarimi i këtij ajeti se gruaja duhet të mbulojë fytyrën e saj në prani të burrave të huaj janë:

E para: Allahu (te ala) i urdhëron gratë besimtare të ruajnë organet intime të tyre. Ajo që urdhëron këtë gjithashtu urdhëron të kihet kujdes ndaj çdo mjeti që shpie tek kjo. Asnjë njeri i mençur nuk dyshon se mbulimi i fytyrës është një mjet i ruajtjes së nderit. Një fytyrë e zbuluar shkakton që burrat të shikojnë në të, të vështrojnë bukurinë e saj dhe të joshen me këtë. Kjo në vetvete shpie nga njëra në tjetrën.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Sytë bëjnë zina dhe zinaja e tyre është shikimi…” derisa ai tha:

“…ndërsa organi gjenital ose i konfirmon ose i përgënjeshtron.” 2

Nëse fytyra e mbuluar kontribuon në ruajtën e nderit, atëherë edhe ajo gjithashtu urdhërohet. Për shkak se mjeti ka të njëjtin gjykim si qëllimi.


1 24:31

2 Bukhari (6243) dhe Muslimi (2657).

Shpërndaje: