Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Mëkatet sjellin varfërinë

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një nga pasojat e mëkatit është se ato e pengojnë robin nga furnizimi. Në Musnedin e imam Ahmedit transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që ai e bën.” 

Hadithi është i dobët sipas imam Albanit në Daif Sunen Ibn Maxheh, fq. 12.

Sikurse devotshmëria që sjell furnizimin, mungesa e devotshmërisë dhe mëkatet sjellin varfërinë. Nuk ka asgjë më të mirë që sjell furnizimin sesa largimi nga mëkatet.

Shpërndaje: