Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
“Nga pasojat e mëkateve është privimi nga dija. Vërtet, dija është dritë që Allahu e hedh në zemër dhe mëkati e shuan atë dritë.”
Kur Imam esh-Shafi’i u ul me Imam Malikun dhe i lexoi atij, Maliku u impresionua me atë që pa nga inteligjenca e tij dhe të kuptuarit gjithëpërfshirës.
Kështu, Maliku i tha: “Unë shoh se Allahu e ka vënë dritën mbi zemrën tënde. Pra, mos e shuaj atë me errësirën e mëkateve.”
Esh-Shafi’i (rahimehullah) ka thënë: “Unë u ankova tek Uakiu lidhur me kujtesën time të dobët. Ai më këshilloi të braktisja mëkatet dhe tha: “Dije! Vërtet, dija është një mirësi dhe mirësia e Allahut nuk i jepet mëkatarit.”
Shpjegimi
Kjo është çështja e parë nga pasojat e këqija dhe të dëmshme që rezultojnë nga mosbindja dhe mëkatet: Të privuarit nga dija.
Në fazat fillestare, mëkati vjen si pengesë midis individit dhe kërkimit të dijes. Sa e sa njerëzve u kanë ndërhyrë mëkatet midis tyre dhe kërkimit të dijes! Mëkatet e tyre i privuan nga dija.
Sa herë që ata janë të motivuar të kërkojnë dije, mëkatet e tyre i privojnë ata dhe futen mes tyre dhe dijes.
Kjo është nga një aspekt, nga një aspekt tjetër është se ai që është i preokupuar me dije, kur bie në mëkate, këto mëkate gjithashtu bëhen shkak për ta privuar nga dija.
Ndoshta ai mund të humbasë të kuptuarit e drejtë që ai kishte. Ai mund të humbasë memorizimin e fortë që kishte. Ai mund të humbasë diçka të jashtëzakonshme që i mori atij një pjesë të mirë të jetës së tij për ta arritur.
Pra, mëkatet janë arsye për të privuar nga dija. Po kështu, ngjashëm me atë që u përmend më parë, është se dija është dritë.
وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ رُوحًا مِنْ أَمْرِنَا ۚ مَا كُنْتَ تَدْرِي مَا الْكِتَابُ وَلَا الْإِيمَانُ وَلَٰكِنْ جَعَلْنَاهُ نُورًا نَهْدِي بِهِ مَنْ نَشَاءُ مِنْ عِبَادِنَا ۚ وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
“Dhe kështu Ne të kemi dërguar ty (O Muhammed) shpallje dhe mëshirë nga urdhri dhe dëshira Jonë. Ti nuk e dije as ç’është Libri dhe as ç’është imani (besimi), por Ne e kemi bërë atë (këtë Kur’an) dritë, që Ne të udhëzojmë me anë të tij atë që Ne duam nga robërit Tanë.” 42:52
Dija është dritë!
أَوَمَنْ كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُورًا يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَنْ مَثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِنْهَا
“A mos vallë është njësoj si ai i cili ishte i vdekur (pa besim nga padija dhe mosbesimi) dhe që Ne i dhamë atij jetë (me dije dhe besim) duke i vënë atij një dritë (besimin) me anë të së cilës ai të ecë mes njerëzve, me atë i cili është në errësirë (mosbesim, besim në shumë zota dhe hipokrizi) nga e cila kurrë nuk mund të dalë?” 6:122
Dija është dritë!
Është një dritë për atë që e posedon.
Ndërsa mëkati është errësirë!
Dhe errësira e mëkatit shuan dritën e dijes.
“Nga ato (pasojat e mëkateve) janë privimi nga dija. Vërtet, dija është dritë që Allahu hedh në zemër dhe mëkati e shuan atë dritë.”
Prandaj, nuk i përket robit, zemra e të cilit është ndezur dhe e ndriçuar me dritën e dijes që të bëjë mëkate që do ta shuajnë këtë dritë.
Ibnul Kajimi tha: “Imam esh-Shafi’i ishte ulur me Imam Malikun dhe ai pa në të inteligjencë dhe zgjuarsi.
Kështu, Maliku i tha: “Unë shoh se Allahu e ka vënë dritën mbi zemrën tënde. Pra, mos e shuaj atë me errësirën e mëkateve.”
Shiko videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=BAkUVyVLwc4&list=PLCA2A37F352B16931&index=72&t=36s