Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Pjesët teatrale dhe ilahitë nepër kampet verore

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 21-23

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 2: Në kampet verore mbahen pjesë teatrale dhe këndohen ilahi. Çka  thoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Përgjegjësit e kampit janë të detyruar që të ndalojnë të gjitha gjërat e padobishme ose të dëmshme për nxënësit. Ata duhet t’ua mësojnë atyre Kuranin, sunnetin, hadithin, fikhun dhe gjuhën arabe. Kjo është e mjaftueshme dhe merr kohë të mjaftueshme. Ata duhet gjithashtu t’u mësojnë atyre ato shkenca që u sjellin dobi në jetën e kësaj bote sikurse shkrimin, matematikën dhe shkathtësi të dobishme. Ndërsa gjërat që ata i quajnë ”argëtuese”, në realitet ato nuk duhet të përfshihen në program1 sepse ato janë një humbje kohe. Madje ndoshta edhe i preokupojnë me gjëra që i bën të harrojnë qëllimin e vërtetë për të cilin ata kanë ardhur. Prej këtyre fenomeneve janë pjesët teatrale dhe ilahitë. Ato nuk janë asgjë më shumë se se argëtim dhe lojëra. Përveç kësaj ato i shtyejnë studentët që të shikojnë teatër dhe të dëgjojnë muzikë e cila transmetohet në media të ndryshme.


1 Imam Salih el-Feuzan ka thënë:

”Ajo që duhet theksuar është fenomeni që shumë të rinj fetarë kanë rënë në të. Ata dëgjojnë ilahi që këndohen në kor dhe quhen ”këngë Islame”. Ato janë një lloj i muzikës dhe ndoshta nganjëherë këndohen me zëra provokues. Këto kaseta shiten së bashku me kaseta të Kuranit dhe ligjëratave fetare. Është gabim që ato të quhen ”Islame” sepse Islami nuk ka ligjësuar ilahi për ne. Ajo që është ligjësuar për ne është dhikri, leximi Kuranit dhe studimet e dobishme. Ilahitë i përkasin bidateve të fesë së Sufive. Ata e kanë bërë fenë një argëtim dhe lojë. Të lejohen ilahitë që të përbëjnë një gjë fetare na kujton nasarat (krishterët) të cilët e kanë bërë fenë e tyre kore dhe melodi.

Pra është e detyrueshme për të qëndruar larg nga këto këngë (ilahi) dhe të ndalojmë shitjen dhe shpërndarjen e tyre. Përveç kësaj këto ilahi mund të nxisin në entuziazëm të pamatur dhe provokime mes muslimanëve.

Ata që përhapin këto ilahi argumentojnë me atë se nodhte që profeti ﷺ të ndëgjoj poezi dhe t’i miratojë ato. Kundërargumenti është se poezia që lexohej në praninë e profetit ﷺ nuk këndohej në kor sikurse këngët. Ajo as nuk u quajt ”Islame”. Ishin poezi arabe të cilat përbëheshin nga urtësitë, fjalë të urta, përshkrim i guximit dhe bujarisë. Sahabët i lexonin ato poezi çdo njëri për veten e tij për shkak të kuptimeve që ato përmbanin. Ata lexonin ato poezi kur ishin duke punuar shumë në ndërtimin e shtëpive apo gjatë udhëtimeve natën. Kjo dëshmon se është e lejuar për të lexuar poezi të tilla në rrethana të tilla të ngjashme, e jo që kjo të bëhet art në edukim dhe në davet e cila është bërë në momentin kur nxënësit mësojnë këto ilahi dhe i quajnë ato ”këngë Islame” ose ”këngë fetare”. Kjo është një bidat në fe dhe buron nga Sufitë bidatçi. Është tipike për ta që të lejojnë që ilahitë të përbëjnë një aspekt fetar.

Është e detyrueshme që t’i kushtojmë vëmendje këtyre komploteve dhe të ndalojmë shitjen e këtyre kasetave sepse e keqja fillon me masë të vogël. Nëse nuk e ndalon atë menjëherë ajo zhvillohet dhe të rritet.” (El-Khutab el-Minberijjeh (3/184-185)).

Shejkhu i nderuar Muhammed bin Salih bin Uthejmin u pyet rreth ”ilahive Islame”. Më poshtë është pyetja dhe përgjigja.

Pyetje: A është e lejuar për burrat që të këndojnë ilahi Islame? A lejohet që t’i këndojnë ato të shoqëruar me dajre? A lejohet këndimi i tyre jashta festave dhe gazmendeve?

Përgjigje: ”Ilahitë Islame” janë këngë të shpikura. Ato na kujtojnë bidatet e Sufive. Për këtë arsye duhet qëndruar larg prej tyre për këshillat e Kuranit dhe sunnetit. Përjashtimi i vetëm do të ishte në luftë për hir të motivimit dhe xhihadit për hir të Allahut (te ala). Kjo është e mirë. Nëse ilahitë shoqërohen me dajre atëher janë edhe më largë së saktës. (Burimi: Fataua esh-Shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmin (1/134-135)).

Shpërndaje: