Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Qëndrimi në këmbë gjatë namazit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 77-78

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti qëndronte në këmbë gjatë namazit të detyrueshëm dhe vullnetar, duke zbatuar urdhrin e Allahut -te ala-:

”dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.1

Ndërsa kur ishte në udhëtim, ai e kishte zakon të falte namazet vullnetare në kafshën e tij.

Kurse në rast frike të madhe, ai ia ligjësoi umetit të tij që të falen duke ecur ose duke kalëruar, sikur që u përmend më parë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën flasin fjalët e Allahut -te ala-:

”Përkujdesuni për faljet e namazeve, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij. Nëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurt, atëherë t’i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!” 2

”Gjatë sëmundjes së tij prej të cilës vdiq ai falej ulur.”3

Ai kishte falur më parë namazin në mënyrë të ngjashme kur ai ishte i sëmurë. Njerëzit u falen pas tij në këmbë dhe pastaj ai u sinjalizoi atyre që të ulen, të cilën ata e vepruan. Pas namazit ai tha:

”Ju gati vepruat atë që persianët dhe romakët veprojnë; ata ngrihen për mbretërit e tyre ndërsa ata (mbretërit) vetë rrinë ulur. Mos veproni këtë. Nëse ai falet ulur edhe ju faleni ulur.”4


1 El-Bekare 2:238.

2 El-Bekare 2:238-239.

3 Ahmedi dhe Tirmidhi i cili e konsideroi hadithin të jetë autentik.

4 Muslimi dhe të tjerët. Hadithi po ashtu ceket në librin tim ”Irua-ul-Ghalil nën hadithin 394″.

Shpërndaje: