Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Si duket pema e familjes së tij ﷺ nga ana e nënës së tij?

Alameh Hafidh bin Ahmed El-Hakemi (v. 1377)
Ameli Fis-Sirah En-Nebeuijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 2:  Si duket pema familjare e profetit ﷺ nga ana e nënës së tij?

Përgjigje: Nëna e tij quhet Amineh, e bija e Uehb, biri i Abdu Menafit, i biri i Zuhrahs, bir i Kul-labit, i biri i Murrah.

Profeti ﷺ ishte një fëmijë i lindur brenda martese dhe nuk kishte ardhur në jetë jashtë saj. Allahu i kishte mbrojtur të gjithë gjyshërit dhe gjyshet e tij nga çdo gjë që do të njolloste nderin e tyre.

Shpërndaje: