E vërteta është se ligjvënësi (salAllahu alejhi ue selem) nuk i ka obliguar njerëzit që të pasojnë një medhheb të një imami të caktuar. Në vend të kësaj, ai urdhëroi që ai vet (salAllahu alejhi ue selem) të pasohet. Ai që pastaj e kundërshton Sunnetin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) pasi që ai është saktësuar, refuzohet kundërshtimi i tij dhe ai nuk arsyetohet. Nëse ai nuk ka njohuri të hadithit në fjalë, ai mund të arsyetohet derisa ta arrin hadithi atë. Askujt që i atribuohet islamit nuk i lejohet të thotë:
”Unë nuk veproj sipas hadithit. Unë veproj sipas mendimit të imamit tim.”
Kjo e bën atë që ta braktis Islamin – Allahu na ruajt. Prandaj, muslimani duhet të mendoj në lidhje me hadithin që është saktësuar, ta praktikojë atë, të kapet fortë për të dhe ti përmbahet me zemrën e tij dhe duart e tij dhe të injorojë ata që e kundërshtojnë atë. Kjo është rruga e drejtë. Merre atë si medhhebin tënd dhe mos e braktis atë! Ta braktisësh këtë rrugë nënkupton që gjatë abdesit tu japësh mes’h këmbëve me dorë, të konsideroj martesën e përkohshme (mut’ah) të jetë e lejuar, të konsideroj se pijet alkoolike të jenë të lejuara në qoftë se pinë vetëm një sasi të vogël, gomarët shtëpiak të lejuar për ti ngrënë si dhe mendimin se koha e namazit së drekës mbaron kur hija e njeriut është dy herë më e madhe se sa hija burimore.
I dashur musliman! Kur entuziazmi juaj për dije rritet dhe kur devotshmëria yte ngritët, ti duhet të përpjekësh për ta kuptuar domethënien burimore të Kuranit dhe të Sunnetit. Përveç kësaj, përmbaju fortë veprimeve që i bënin shumica e dijetarëve të Selefëve. Bë bashkimin e haditheve të ndryshme, paso hadithet autentike dhe të mira që gjenden në librat e dijetarëve të hadithit dhe përmbaju mendimit më të fortë, më analogjik dhe më të sigurt.
Të arrish këto është e thjeshtë dhe nuk kërkohet më shumë se librat el-Muvata, Sahi Bukhari, Sahi Muslim, Sunneni i Ebu Davudit dhe i Tirmidhiut dhe el-Xhami i Nesaiut. Këto libra janë të njohura dhe mund ti gjesh në librarinë më të afërt. Nëse, megjithatë, ju nuk e dini atë, ndërsa vëllezërit e tu të kanë kaluar në këtë dhe të kanë bërë që ta kuptosh atë në gjuhën që flet ti, në këtë rast nuk ke më arsyetim – Allahu (Te ala) e di më mirë.
Po ashtu thuhet kjo që vijon ne librin ”et-Tefhimet (1/309):
”Ata e quajnë veten dijetarë të fikhut, i përmbahen pasimit të verbër ngurtësisht, hasin në një hadith të profetit (salAllahu alejhi ue selem) me një zinxhir të saktë transmetimi – të cilit shumica e dijetarëve të mëparshëm të fikhut iu kanë përmbajtur – dhe braktisin të vepruarit sipas tij sepse ata pasojnë verbërisht. Të gjithë këta njerëz janë në marrëzi dhe iluzione. Në fakt, e vërteta është e qartë. Vërtetë Allahu është më fisnik dhe më i drejtë se që Ai të vendos mbi njerëzit një ligji të caktuar për të vepruar në përputhje me të dhe që pastaj ti bëjë ata të verbër në mënyrë që ata të mos munden të bëjnë dallimin në mes të mirës dhe të keqes.
Allahu (Tabarak ue Te ala) ndriçoi të vërtetën dhe e tregoi atë në mënyrë të qartë në mënyrë që askush nuk shkatërrohet pos një rebeli. Ai shpalli një Libër të qartë që nuk mund të ngatërrohet me fjalët e njerëzve. Ai e mbrojti atë nga shtrembërimet. I dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) foli me urtësi. Allahu (Te ala) ka bërë që hadithet e Tij të ruhen nga imamët e besueshëm. Ata kanë marrë përsipër përgjegjësinë për të sqaruar të vërtetën e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe të zbulojnë të pavërtetën. Prandaj, ti duhet t’u përmbahesh haditheve autentike dhe të mira të cilat janë transmetuar nga transmetues të besueshëm. Prandaj, ai që kundërshton hadithet autentike nuk është asgjë tjetër pos një injorant i devijuar.”
Po ashtu, përmendet në të, (1/211):
”Unë dëshmoj se nuk ka asnjë Ligjvënës tjetër pos Allahut, se askush përveç Allahut nuk meriton të gjykojë dhe Ai mbi arshin e Tij ka gjykuar me detyrime, rekomandime, lejesa, gjëra të urryera dhe ndalesa. Pastaj Ai ua zbriti Sheriatin njerëzve me anë të atyre që Ai i zgjodhi Në këtë mënyrë, kushdo që thotë pa argumente dhe vërtetim se ”Kjo është e detyrueshme dhe kjo nuk është e rekomanduar” ka gënjyer për Allahun.
”Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: ”Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim.” 16:116
Unë dëshmoj se një njeri që beson se Allahu ka urdhëruar që duhet të pasojë një individ të caktuar, i cili ia qëllon dhe gabon dhe se ai është i obliguar me atë me të cilin ky individ e ka obliguar, është kafir.
Ndërsa Sheriati i vërtetë është saktësuar shumë kohë para këtij individi. Dijetarët e kanë kuptuar atë, transmetuesit e kanë përcjellë dhe dijetarët e fikhut kanë gjykuar sipas tij. Në vend të kësaj, njerëzit janë bashkuar që të pasojnë verbërisht dijetarët për shkak se ata i konsiderojnë ata të jenë interpretuesit të Sheriatit nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Pastaj në qoftë se një hadith është autentik, vërtetësia e të cilit është konfirmuar nga dijetarët e hadithit dhe një grup i madh i njerëzve kanë vepruar në përputhje me të, e sheh se pasuesi i verbër nuk vepron sipas saj, sepse individi që ai e pason nuk e ka këtë mendim – dhe ky është kufiri skajor i devijimit.”
Aty gjithashtu thuhet (1/212):
”Unë dëshmoj se Sheriati përbëhet nga dy nivele:
E para është të vepruarit sipas urdhëresave, përmbajtja nga ndalesat dhe të zbatohen veprimet Islame. Ky nivel është i prerë dhe është i detyruar për të gjithë; klasat e larta dhe klasat e ulëta, mbretërit dhe shërbëtorët, luftëtarët dhe fshatarët, artizanët profesional dhe tregtarët, skllevërit dhe të lirët. Ky nivel është i lehtë dhe i thjeshtë dhe pa vështirësi.
I dyti është nivel i përsosmëris dhe zbukurimit. Ai që i përmbahet atij është një adhurues, një person i cili vepron të mirën dhe të drejtën dhe një Sunni. Në këtë nivel gjenden traditat e ruajtura, edukatat dhe praktikat e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe të brezave të mëhershëm të umetit në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe atyre që i pasuan ata në mirësi.
Në mes të këtyre dy niveleve, ka një dallim të jashtëzakonshëm dhe neglizhimi i këtij dallimi është humbje dhe injorancë. Shumica e dallimeve në mes të dijetarëve janë pikërisht për shkak të neglizhimit të këtij dallimi. Ushtarët, burrat me profesione dhe biznesmenët të cilët merren me biznes, kënaqen me parimin e parë, ndërsa adhuruesit e mëdhenj dhe asketët përqafojnë parimin e dytë. Ata që janë të angazhuar me kërkimin e furnizimit të tyre nuk duhet tu kërkohet më shumë se sa niveli i parë në mënyrë që të mos bien në vështirësi. Nëse ndodhë kështu, kjo do të bëjë që ata ta braktisin atë dhe të largohen prej tij. Prandaj, ju, njerëz, duhet të pasoni vetëm atë që thërret për në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe nuk thërret që ai të pasohet apo që ti binden dikujt tjetër pos Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem).”
Pastaj thuhet: (1/214):
”Shumë njerëz mendjelehtë e quajnë veten dijetarë sepse preokupohen me filozofi greke dhe gramatikë. Por, kur bëhet fjalë për Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), ata dinë vetëm shprehje prej tyre. Ata thellohen në miratimet dhe degëzimet e shkencëtarëve të fikhut. Nëse ata do të hasin një hadith të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), i sheh ata se si ia kthejnë shpinën. Në vend të kësaj ata thonë:
”Ne veprojmë në përputhje me medhhebin e filanit dhe të filanit dhe jo në bazë të hadithit. Imami ynë është më i ditur në lidhje me hadithin se sa ne. Arsyeja e vetme që ai nuk ka vepruar sipas tij është se ai e mësoi se hadithi ishte shfuqizuar nga një tjetër.
Ky mendim dhe veprim nuk ka të bëjë asgjë me fenë. Nëse ju vërtetë besoni në profetin tuaj, duhet ta pasoni atë, pavarësisht nëse kjo bie në kundërshtim me medhhebin e imamit tuaj apo jo. Është e obligueshme për një musliman që së pari dhe më kryesorja të preokupohet me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Nëse ai e ka të lehtë që të pranojë të dyjat kjo është e mirë. Ndërsa nëse ai do të has në vështirësi, ai mund të marrë ndihmën e dijetarëve të mëparshëm dhe të sheh atë që duket të jetë e vërtetë, e saktë dhe në përputhje me Sunnetin. Prandaj ai nuk duhet të preokupohet me shkencat tjera (siç është gramatika) pos nëse ato luajnë rolin e mjeteve ndihmëse, e jo të qëllimit.”
Në vëllimin e dytë, në fq.13, thuhet kjo që vijon:
Një person i cili verbërisht pason një imam dhe mëson diçka nga i dërguari i Allahut që e kundërshton mendimin e tij, nuk ka asnjë justifikim për të braktisur hadithin për diçka tjetër. Kjo nuk i përket veprimeve të muslimanit dhe ekziston frika se ai që e bën këtë të bjerë në hipokrizi. Ne kemi parë njerëz në mesin e muslimanëve të dobët, madje edhe në mesin e atyre që duken si dijetarë dhe të drejtë, se si marrin njerëz të mirë si zota karshi Allahut.
Ata i bëjnë varret e tyre vendfalje në të njëjtën mënyrë sikurse bëjnë jehudët dhe të krishterët. Ne kemi parë se disa prej tyre shtrembërojnë fjalët nga kuptimet e tyre burimore. Shtrembërimi është diçka që është përhapur në të gjitha sektet. Sufitë kanë shpikur mendimet e të cilëve nuk përputhen me Kuranin dhe Sunneti nuk i njeh ato. Dhe sa çështje kanë shpikur dijetarët e fikhut origjina e të cilave është e panjohur? Si pasojë injorantët filluan të adhurojnë idhuj; ata i bën varret e njerëzve të drejtë vend falje, i vizituan ato rregullisht dhe aktet e tjera mëkatare – Allahu na ruajt prej tyre.”
Alame Ibn-ul-Kajim tha në ”A’lam -ul-Muvaki’in (3/476)”:
”A është një person i paditur i detyruar që të pasojë një medhheb të caktuar apo jo? Përgjigja e saktë është se ai nuk është i detyrueshëm. Vetëm atë që Allahu (Te ala), dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) ka shpallur të detyrueshëm është e detyrueshme. As Allahu dhe as i dërguari i Tij (salAllahu alejjhi ue selem) nuk e kanë obliguar dikë që të pasojë një individ të caktuar. Brezat e shkëlqyer vdiqën dhe ata nuk kishin asgjë të bëjnë me këto atribute. Nuk është e saktë që një person i paditur ti atribuohet një medhhebi, një i paditur nuk ka asnjë medhheb. Dhe nëse ai do të thotë: ”Unë jam një Shafi’i, Hanbeli, Hanefi, Maliki, apo diçka tjetër”, ai nuk bëhet i tillë vetëm duke pretenduar në të njëjtën mënyrë sikurse ai nuk do të bëhet ndonjë dijetar fikhu, gramatikant dhe shkrimtar vetëm duke thënë këtë. Ndërsa nëse ai thotë se ai është një Shafi’i, Maliki dhe Hanefi dhe pretendon se pason imamin dhe rrugën e tij, kjo konsiderohet të jetë e saktë me kusht që ai të pasojë rrugën e imamit në lidhje me dijen, njohuritë dhe mënyrën që ai arrin në gjykime. Por, si është e mundur që ai me injorancën e tij dhe distancën e tij të gjatë prej karaktereve, dijës dhe metodologjisë së imamëve, ti atribuohet atij vetëm me biseda boshe? Nuk mund të imagjinohet se është e saktë që një individ i paditur të ketë një medhheb. Në qoftë se kjo do të ishte e mundur që të imagjinohet, as ai e as dikush tjetër nuk është i detyruar që të pasojë një individ të caktuar në mënyrë të tillë që ai të merr të gjitha mendimet e tij dhe të braktis të gjithë të tjerët. Ky është një bidat i neveritshëm që ai e ka futur në praktikë tek umeti. Asnjë nga imamët e islamit nuk i kanë pasur këto mendime pasi që ata që posedojnë pozitat më të larta, më madhështore dhe dijen më të thellë nuk i kanë detyruar njerëzit me këtë. Po ashtu, ata janë më së largu nga ai që thotë se duhet pasuar një medhheb të caktuar apo një nga apo një nga katër imamët.”
Është jashtëzakonisht e çuditshme. A kanë vdekur medhhebet e sahabëve të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), të tebiinëve, etba-tebiinëve, ndërsa ka mbetur pjesa tjetër e medhhebeve të imamëve të islamit? A e ka thënë këtë ndonjë imam apo ka thirrur në këtë? Mos vallë ndonjë nga shprehjet e tij e sugjerojnë këtë? Ajo me të cilën Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) ka obliguar sahabët, tebiinët, dhe etba-tebiinët është ajo me të cilën Ai i ka obliguar ata që vijnë pas tyre deri në Ditën e Gjykimit. Obligimet nuk ndryshohen edhe në qoftë se mënyra e tyre do të ndryshohet në përputhje me aftësitë, jo aftësitë, kohët, vendet dhe gjendjet.
Ajo që gjithashtu sugjeron se është një shkatërrim që të miratohet një medhheb i caktuar, është se në qoftë se atij i arrin një tekst nga Libri i Allahut dhe ose nga katër mendimet të katër kalifëve të tij të drejtë, ai i braktis tekstet dhe mendimet e sahabëve për mendimet e njerëzve të cilëve ai iu atribuohet. Bazuar në këtë, ai mund të pyet kë të dojë në mesin e pasuesve të katër imamëve dhe të tjerët.
Po kështu, sipas konsensusit të umetit nuk është as e detyrueshme për të ose për dijetarin që të kufizojë veten tek katër imamët, ashtu siç nuk është e detyrueshme për dijetarin që të kufizojë veten tek hadithet e vendit të tij ose tek hadithet e një vendi tjetër. Në qoftë se një hadith është autentik, është e detyrueshme për të vepruar sipas tij, pavarësisht nëse ai vjen nga Hixhazi, Iraku, Shami, Egjipti apo Jemeni.
Pos kësaj muslimanët janë të bashkuar se nuk është e detyrueshme për një njeri që të kufizoj veten tek një nga shtatë llojet e njohura të leximit të Kuranin. Nëse një lexim përputhet me tekstin e Kuranit, gjuhën arabe është i saktë dhe se zinxhiri i tij i transmetimit është autentik, konsiderohet të jetë e lejuar që të lexohet në bazë të tij dhe është e saktë që të falet me të. Këtë mendim e ka Ebul-Barakat bin Tejmijeh. Megjithatë, atij nuk i lejohet që të pasojë lejesat e medhhebit në disa çështje të caktuara dhe që të merret nga medhhebet ajo që i përshtatet atij për të arritur qëllimin e tij. Ky person është i detyruar që të pasojë të vërtetën aq sa të mundet. Kjo është e vërteta, dhe tek Allahun qëndron suksesi.