Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gruaja mund të përjetojë gjakderdhje nga vagina e saj nga faktorë të ndryshëm, siç është operimi i mitrës apo faktorë tjerë. Ato përbëhen nga dy lloje:
E para: Nëse ajo e di se asaj nuk i vie cikli i saj mujor pas operacionit, nëse ajo i nënshtrohet operacionit për heqjen e mitrës apo mbylljes së saj, e që nuk mund të dal gjak nga ajo. Kjo grua nuk ka dispozitat sikurse gruaja me gjakderdhje; ajo ka të njëjtat gjykime si grua e pastër të cilës i vien sekrecione të verdha dhe të turbullta apo sekrecion pas pastrimit. Prandaj ajo duhet të vazhdoj me namaz, të agjërojë dhe të ketë marrëdhënie seksuale. Ajo nuk obligohet të pastrohet (të bëj dush) për këtë gjak. Megjithatë, ajo duhet të pastrohet (të pastrojë organin e saj) para çdo namazi dhe të ndal gjakderdhjen me leckë apo me të ngjashme që gjaku të mos rrjedh. Pastaj ajo merr abdes për namaz. Këto ajo duhet ti bëjë kur koha e namazit ka hyrë, nëse namazi ka një kohë të veçantë sikurse pesë namazet. Përndryshe, në lidhje me namazet e pakufizuara vullnetare, ajo merr abdes kur dëshiron të falet.
E dyta: Ajo nuk e di se nëse mund ti vie cikli i saj mujor më pas operacionit; në fakt është e mundur që cikli mujor ti vie. Kjo grua ka të njëjtin gjykim sikurse gruaja me gjakderdhje. Dëshmi për këtë janë fjalët e profetit ﷺ drejtuar Fatime bint Ebi Xhahsh (radijAllahu anha):
”Është gjak vene dhe jo menstruacione. Kur të vie periudha jote mujore, duhet të braktisësh namazin.” 1
Nga fjalët e të dërguarit ﷺ ”Kur të vie periudha jote mujore” kuptojnë se gjykimet e gjakderdhjeve vlejnë vetëm për gruan që i vie cikli i saj mujor. Por në qoftë se gruas nuk mund ti vie cikli i saj mujor, gjaku i saj vie nga një venë e qarë pa marrë parasysh se çfarë.
1 Bukhari (306).