Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Gruaja nuk duhet të zemërohet me burrin

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej obligimeve që gruaja ka ndaj burrit të saj është që të jetë e kujdesshme e të mos e zemërojë atë, e as të mos zemërohet prej tij. Nëse e ka zemëruar apo është zemëruar prej tij, duhet të jetë e kthyeshme dhe ta bëjë të kënaqur.

Thotë profeti ﷺ:

“Gratë tuaja nga banoret e xhenetit janë ato që janë të dashura, frytdhënëse, dhe janë të kthyeshme nga lëndimet që ia ka bërë burrit apo nga lëndimet që ia ka bërë ai.

Ndërsa një transmetim tjetër thotë:

“Kur ai zemërohet, ajo shkon tek ai dhe vë dorën e saj mbi dorën e tij dhe thotë: “Pasha Allahun, nuk do të bëj gjumë derisa të jesh i kënaqur me mua.”

Transmeton Nesai (5/9139) dhe Tabarani (12/12468), formulimi është i Nesait.

Gruaja e devotshme dhe e bekuar frikësohet që burri i saj të zemërohet me të pasi që ajo e di se profeti ka thënë:

”Namazi i tre personave nuk kalon përtej veshëve të tyre:

– Robi që arratiset nga zotëria i tij derisa të kthehet tek ai.

– Gruaja që fle natën ndërsa burri i saj është i hidhëruar me të.

– Imami që iu prinë njerëzve në namaz ndërsa ata e urrejnë atë. 

Transmeton Tirmidhi (360) i cili ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe i huaj.” I mirë sipas Albanit në “Sahih-ut-Targhib (487)”. 

Gruaja e bekuar kur zemërohet me burrin e saj nuk e bojkoton atë dhe nuk largohet nga shtrati i tij kurrë, madje edhe nëse akoma është e zemëruar, sepse ajo e di se profeti i saj, i besueshmi ﷺ ka thënë:

”Nëse gruaja fle duke e braktisur shtratin e burrit të saj, engjëjt e mallkojnë atë derisa të kthehet.” 

Transmeton Bukhari (5194) dhe Muslimi (1436), formulimi është Bukharit.

Ku janë gratë në lidhje me këtë sjellje? Ku janë gratë e kësaj kohe në lidhje me këtë sjellje? Ku janë disa gra kur ndonjëra zemërohet me burrin, e merr valixhen e saj dhe shkon tek prindërit e saj, dhe qëndron atje disa ditë. Ndërsa familja e saj i bëjnë pengesa burrit të saj dhe e privojnë nga të drejtat e tij. Dhe nuk e nxisin gruan që të kthehet tek ai, nuk e edukojnë dhe nuk e mësojnë atë. A nuk është kjo ajo që ka braktis shtratin e burrit? Betohem në Allahun se ajo e ka braktis shtratin e burrit, ndërsa profeti i saj ﷺ e ka njoftuar duke i thënë:

”Nëse gruaja fle duke e braktisur shtratin e burrit të saj, engjëjt e mallkojnë atë derisa të kthehet.” 

Ai ﷺ gjithashtu ka thënë:

”Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat por ajo refuzon dhe burri fle duke qenë i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.” 

Transmeton Bukhari (3238) dhe Muslimi (1436), formulimi është Bukharit.

Shpërndaje: