Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 63-64
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
4 – Disa pasues të verbër kanë dalë me diçka që i largon ata nga praktikimi i sunnetit që bie ndesh me medhhebet e tyre. Ata besojnë se nëse pasojnë sunnetin, e fajësojnë imamin e medhhebit. Sipas tyre kjo do të thotë ofendim i imamit. Nëse nuk lejohet fyerja e një individi musliman. Atëherë çfarë mund thuhet nëse ofendohet ndonjërin prej imamëve të tyre?
Ky arsyetim është i kotë dhe është për shkak se ata nuk e kuptojnë sunnetin. Përndryshe si mundet një musliman i mençur të thotë një gjë të tillë?
I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nëse një gjykatës gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe ia qëllon, ai merr dy shpërblime. Dhe nëse ai gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe gabon, ai merr një shpërblim.”1
Ky hadith refuzon këtë të kuptuar. Gjithashtu ai sqaron se ai që gabon merr një shpërblim. Si kuptohet fyerja nga kjo? Padyshim, se kjo mënyrë e të menduarit është e kotë dhe e detyron personin që e pranon atë që të heq dorë prej tij – përndryshe është ai që fyen muslimanët.
Dhe atëherë ai nuk po e fyen vetëm një prej muslimanëve, por imamët e tyre të mëdhenj në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe imamëve pas tyre. Ne e dimë me siguri se këta njerëz fisnikë i qortonin njëri-tjetrin për gabime dhe refuzuan njëri-tjetrin2.
A thotë ndonjë i mençur se ata e fyen njëri-tjetrin? I dërguari i Allahut ﷺ e informoi Ebu Bekrin për interpretimin e tij të gabuar të ëndrrës së një njeriu dhe tha:
“Diku pate të drejtë, diku jo.”3
Pra, a e ka fyur ai ﷺ Ebu Bekrin kur ai ia tha këto fjalë?
Ajo që është e çuditshme me këta njerëz është se ata braktisin pasimin e një sunneti që bie ndesh me medhhebin e tyre sepse përndryshe kjo do të thotë se ata e fyejnë imamin e tyre. Në të njëjtën kohë, ata mendojnë se e respektojnë dhe e vlerësojnë nëse e pasojnë atë në diçka që bie ndesh me sunnetin. Prandaj ata vazhdojnë ta pasojnë atë verbërisht. Megjithatë, ata harrojnë se bien në diçka edhe më të keqe se ajo që po përpiqen t’i shpëtojnë. Nëse pasimi i imamit tuaj do të thotë se e ju e respektoni atë dhe nëse nuk e bëni këtë atëherë ju e ofendoni atë, atëherë si mund t’i lejoni vetes të kundërshtoni sunnetin e profetit ﷺ dhe në vend të kësaj të pasoni imami i medhhebit, i cili nuk është i përsosur dhe ofendimi i tij nuk është kufër? Nëse mendoni se imami juaj ofendohet nëse kundërshtohet, është ofendim edhe më i madh nëse i dërguari i Allahut ﷺ ofendohet, gjë e cila është kufër.
1 Bukhari (6919) dhe Muslimi (1716).
2 Shih fjalimet e mëparshme nga El-Imam El-Muzenit dhe Hafidh Ibn Rexhebit.
3 Bukhari dhe Muslimi. Shih: El-Ahadith Es-Sahihah (121)”.