Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Të mbajturit midis këndit dhe derës së Qabes

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 22-23

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

38 – Të mbajturit midis këndit dhe derës është e lejueshme, haxhiu të vendos gjoksin, fytyrën dhe krahët e tij në Qabe1.

39 – Nuk ka lutje të veçanta gjatë tavafit. Është e lejueshme të lexohet çfarë të do nga Kurani dhe lutjet.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Tevafi rreth Qabes është namaz. I vetmi ndryshim është se Allahu ka lejuar të folurit gjatë tij. Ai që flet gjatë tavafit, duet të flet vetëm fjalë të mira.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Të flet pak gjatë tavafit.”2

40 – Nuk lejohet të bëhet tavafi duke qenë i zhveshur e as nuk lejohet për gratë që kanë ciklet e tyre mujore.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk është e lejuar për të zhveshurin të bëjë tavafin rreth Qabes.”3

Veç kësaj, ai (salAllahu alejhi ue selem) i tha Aishes kur ajo bëri umren gjatë haxhit lamtumirës:

“Bë çdo ritual që bën haxhiu përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh nga cikli menstrual.”4


1Veprimi është transmetuar nga profetit (salAllahu alejhi ue selem) përmes dy mënyrave prandaj hadithi bëhet i mirë. Ai bëhet edhe më i fortë kur konfirmohet se disa sahabi kanë bërë të njëjtën gjë. Njëri prej tyre ishte Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) i cili tha:

“Ky është vendi ku duhet kapur; në mes të këndit dhe derës.”

Veprimi transmetohet gjithashtu në mënyrë autentike nga Urueh bin ez-Zubejr. E gjithë kjo përmendet në “el-Ahadith es-Sahihah” (2138). Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Nëse dëshiron të arrin tek vendi i mbajtjes – që është midis gurit të zi dhe derës – dhe e vendos gjoksin, fytyrën, krahët dhe pëllëmbët në të dhe ti lutesh Allahut, bëje këtë. Kjo lejohet të bëhet edhe para Tavaf-ul-Ueda. Nuk ka dallim nëse e bëni këtë gjatë Tauaf-ul-Ueda apo jo. Sahabët e kishin zakon të bënin këtë kur hynin në Mekke … Megjithatë, është më mirë të qëndroni pranë derës dhe të luteni pa u mbajtur për Qaben. Kur është koha për tu larguar, as nuk duhet të ndalesh, të kthehesh ose të ecësh prapa.” (el-Mansik, fq. 387)

2 Transmetuar nga Tirmidhi dhe të tjerët. Transmetimi i dytë transmetohet nga Tabarani dhe të tjerët. Hadithi është autentik, të cilën e kam arritur në “el-Irua” (21). Shejkh-ul-Islam tha:

“Nuk është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar, lexuar ose ia ka mësuar dikujt ndonjë lutje të veçantë. Në fakt, lejohet të lutemi me të gjitha lutjet e bazuar në sheriat. Megjithatë, nuk ka asnjë bazë për atë që shumë njerëz bëjnë kur luten me lutje të veçanta nën çati dhe të ngjashme.”

3 Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejres. Po ashtu, et-Tirmidhi e ka transmetuar atë nga Aliu dhe Ibn Abbasi. Është përmendur në “el-Irua” (1102).

4 Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi (1211) nga Aishah. Përveç kësaj, Bukhari e ka transmetuar atë nga Xhabiri. Shtesa i përket atij dhe përmendet në burimin e mëparshëm (191).

Shpërndaje: