Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.A është e saktë për të lexuar gazetat në xhami për të paralajmëruar njerëzit ndaj mëkateve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 63-64

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 21: A është e saktë që të lexohen gazeta dhe revista në xhami për të kundërshtuar gabimet e përfshira në to dhe për të paralajmëruar njerëzit?

Përgjigje: Gazetat dhe revistat nuk duhet të lexohet në publik. Ato duhet të shqyrtohen me dijetarët dhe autoritetet. Sjellja e tyre në xhami është vetëm një publikim i tyre1 dhe nuk është kundërshtim. Kjo madje ndoshta edhe e kënaq personin e paralajmëruar2. Disa njerëz kënaqen nga gabimet (e të tjerëve) që ata mund t’i përhapin. Mund të ndodhë qe një hipokrit ti’u bashkangjitet atyre për të përhapur të keqen dhe të kotën. Pra kjo është shumë e rrezikshme dhe nuk është zgjidhje. Betohem në Allahun se nuk është zgjidhje.

Ai që dëshiron t’i këshillojë muslimanët dhe udhëheqësit e tyre, dhe njerëzit e thjeshtë nuk duhet të veprojë në këtë mënyrë. Ai nuk duhet t’i mbledhë gabimet në xhami, t’i bëjë publike ato dhe t’i skandalizojë ata. Kjo vetëm shton guximin për të vepruar të kotën. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këto gjëra. Ti po ua hap rrugën atyre në këtë mënyrë dhe po u tregon atyre gjëra që ata nuk i dinë. Përveç kësaj kjo shpie në dëm.


1 Mos harro se shtëpitë e Allahut abuzohen kur imazhet futen në to.

Ish-Myftiu i Arabisë Saudite Shejkh Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh i (rahimehullah) ka thënë: ”Sa i përket përdorimit të fotove, kështu që dijetarët (rahimehumullah) janë deklaruar në mënyrë të qartë se është e ndaluar për të përdorur fotografi të qenieve të gjalla. Nuk ka rëndësi nëse ato janë në xhami apo diku tjetër. Megjithatë, është e qartë se përçmimi i ndalesave të Allahut dhe përdorimi i imazheve në shtëpitë e Tij është edhe më keqe dhe më e rëndë. Më keq dhe më e guximshme është përdorimi i fotografive apo veshja e tyre gjatë namazit.” (Mexhmu-ul-Fataua (1/193)).

2 Një metodë e tillë vetëm se i nxitë njerëzit e thjeshtë dhe i mbush qytetarët me urrejtje kundër atyre në pushtet. E keqja e madhe dhe dëmi që rezulton nga një veprim i tillë është i kuptueshëm dhe i qartë. Kjo nxitje politike shpie në kaos dhe jostabilitet. Menjanimi i të këqijave ka përparësi përfitimeve të arritura nëse vërtet ka ndonjë përfitim në veprim.

 

Shpërndaje: