Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 21: Cili është gjykimi për t’u dhënë mes’h fashos dhe gipsit mbi thyerje?
Përgjigje: Para së gjithash ne duhet të dimë se çka do të thotë ajo. Ajo është një mënyrë e trajtimit kur një pjesë e turpit e thyer, e cila është pjesë e abdesit pështillet me gips, apo fashoja e vendosur mbi plagë. Lejohet t’u jepet mes’h atyre në vend se të lahen pjesët e trupit. Nëse personi që merr abdes ka një arnë të nevojshme mbi një plagë në krahun e tij, atij i lejohet t’i jap mes’h asaj në vend se ta lajë pjesën e trupit. Kështu abdesi është i plotë. Kjo do të thotë abdesi mbetet nëse ai do të hiqte gipsin ose arnën e tij. Abdesi nuk prishet për shkak se ai është plotësuar në mënyrë sheriatike. Nuk ka asnjë dëshmi se heqja e arnës e prish abdesin apo pastrimin. Ka mospajtim lidhur me argumentet në lidhje me dhënien mes’h fashos dhe gipsit. Ka hadithe të dobëta në lidhje me të. Disa dijetarë thonë se ato së bashku përforcojnë njëri-tjetrin në mënyrë që përbëjnë argument. Dijetarë të tjerë thonë se ato janë aq të dobëta sa që nuk mund të praktikohen. Dijetarë të tjerë gjithashtu nuk pajtohen mes vete. Disa thonë se ai nuk ka nevojë të pastrojë vendin mbi të cilën është fashoja dhe gipsi për shkak se ai është i paaftë. Të tjerë thonë se ai duhet të bëjë tejemum për atë pjesë të trupit dhe jo t’i jepet mes’h asaj.
Mendimi që është më afër të vërtetës është se ai duhet t’i jap mes’h asaj pjese. Mes’hi e zëvendëson tejejmumin i cili nuk i nevojitet atij. Në bazë të kësaj them se plagët në pjesët e trupit që duhet të pastrohen përbëhen nga lloje të ndryshme:
Lloji i parë: Është e zbuluar dhe nuk dëmtohet nga uji. Kjo pjesë e trupit duhet të lahet.
Lloji i dytë: Është e zbuluar dhe dëmtohet nga uji por jo nga dhënia mes’h, kësaj pjesë të trupit duhet t’i jepet mes’h por jo të lahet.
Lloji i tretë: Është e zbuluar dhe dëmtohet nga uji dhe dhënia mes’h, këtu duhet zbatuar tejemumin!
Lloji i katërt: Ajo është e mbuluar me arnë ose me diçka tjetër të nevojshme, kësaj shtrese mbuluese duhet t’i jepet mes’h, këtu nuk ka nevojë për larje dhe tejemum.