Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 19
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
4 – Emërtimi me emrat e muslimanëve të mirë. El-Mugirah bin Shu’beh (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Ata e kishin zakon të emërtoheshin me emrat e profetëve dhe të njerëzve të mirë të tyre.”
Transmetuar nga Muslimi.
Sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ janë njerëzit më të mirë në këtë umet, pastaj ata që vijnë pas tyre (tebiinët). Sahabët (radijAllahu anhum) e shikuan thellë sahabiun Ez-Zubejr (radijAllahu anhu) kishte nëntë djem ku disa prej tyre i emërtoi me emrat e dëshmorëve të Bedrit: “Abdullah, el-Mundhir, Uruah, Hamza, Xhafer, Mus’ab, Ubejde, Khalid dhe Umer.
Po ashtu ka muslimanë të cilët emërtuan bijtë e tyre me emrat e katër kalifëve: “Abdullah, dmth Ebu Bekri, Umer, Uthman dhe Ali (radijAllahu anhum). Në mënyrë të ngjashme, ata emërtojnë vajzat e tyre emrat e grave të profetit ﷺ dhe kështu me radhë.