Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej obligimeve që gruaja ka ndaj burrit të saj është se ajo duhet të jetë përkëdhelëse, e mëshirshme dhe prehje për të.
Allahu -i Lartësuar- ka thënë:
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja që të qetësoheni pranë tyre, dhe vendosi ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” Er-Rum, 30:21
Ndërsa profeti ﷺ ka thënë:
“Gratë tuaja nga banoret e xhenetit janë ato që janë të dashura, frytdhënëse, dhe janë të kthyeshme nga lëndimet që ia ka bërë burrit apo nga lëndimet që ia ka bërë ai.”
Transmeton Tabarani (1743), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (3380)”.
Gruaja e bekuar është përkëdhelëse ndaj tij kur flet me të, edhe nëse ekzagjeron në këtë apo edhe nëse gënjen me disa fjalë që e gëzojnë atë sepse profeti ﷺ ka lejuar gënjeshtrën mes burrit dhe gruas. Nuk ka të keqe që gruaja të shfaqë dashuri të madhe ndaj burrit edhe nëse në zemrën e saj nuk është dashuria në atë masë të madhe. Nuk ka të keqe t’i thotë fjalë që e gëzojnë edhe nëse ajo e di se ato nuk janë të vërteta sepse kjo lejohet.