Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Kur imami lexon me zë xhemati duhet të heshtë

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 86-87

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ lejoi ata që faleshin prapa imamit që të lexojnë suren El-Fatiha kur imam lexonte me zë. Në një rast, kur ai ishte duke e falur namazin e sabahut, ai përjetoi vështirësi në lexim. Pas namazit ai tha:

”Ndoshta ju po lexoni pas imamit tuaj.” Ata thanë: ”Po, me nxitim, o i dërguar i Allahut.”

Ai tha: ”Mos e bëni këtë përveç leximit të hyrjes së librit (suren El-Fatiha) sepse ai që nuk e lexon atë nuk ka namaz.”1

Pastaj ai i ndaloi ata që të lexojnë plotësisht kur imami lexon me zë. Kur dikush kishte lexuar gjatë leximit të tij me zë (në një formulim tjetër, thuhet se kjo ndodhi gjatë namazit të sabahut), ai tha:

”A lexoi dikush pak më parë së bashku me mua?”

Një njeri tha: ”Po, unë, o i dërguari i Allahut.”

Ai tha: ”Unë them: Pse kundërshtohem2.”

Ebu Hurejra ka thënë:

”Pasi që ata e dëgjuan të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë kështu, ata braktisën të lexuarit kur imami lexonte me zë. [Ata lexonin në heshtje kur imami nuk lexonte me zë.]”3

Profeti ﷺ e bëri heshtjen pas imamit të jetë një pasim i plotë i tij dhe tha:

”Imam është caktuar vetëm për t’u pasuar. Kur ai thotë: ”Allahu Ekber”, ju thoni: ”Allahu Ekber”. Dhe kur ai lexon, ju heshtni.”4

Po kështu, ai tregoi se leximi i imamit mbulon leximin e njerëzve pas tij dhe tha:

”Ai që ka një imam [duhet ta dijë] se leximi i imam është leximi i tij.”5


1 Buhari në “El-Kira’ah khalf El-Imam”, Ebu Daudi dhe Ahmedi. I mirë sipas Tirmidhiut dhe Darakutnit.

2 El-Khatabi ka thënë:

”Do të thotë pse më shqetësoni dhe e ngritni zërin mbi zërin tim kur unë lexoj. Kjo gjithashtu mund të thotë se pse ai shoqërohet gjatë leximit.”

Kuptimi i dytë është ai i që është i saktë. Dëshmi e kësaj është se sahabët ndaluan leximin plotësisht. Nëse kuptimi i parë do të ishte i saktë, ata do të ishin ndalur që ta shqetësojnë atë dhe nuk ishin ndaluar nga leximi plotësisht.

3 Maliku, El-Humejdi, Bukhari në “El-Kira’ah khalf El-Imam”, Ebu Daudi, Ahmedi dhe El-Muhamili (1/139/6). I mirë sipas Tirmidhiut dhe autentik sipas Ebu Hatim Er-Rrazit, Ibn Hibanit dhe Ibn-ul-Kajimit.

4 Ibn Ebi Shejbeh (1/97/1), Ebu Daudi, Muslimi, Ebu Auaneh dhe Er-Rauajani në “El-Musned (1/119/24)”. Po ashtu përmendet në “El-Irua (332) dhe (394)”.

5 Ibn Ebi Shejbeh (1/97/1), Darakutni, Ibn Maxheh, Tahaui dhe Ahmedi përmes shumë rrugëve që janë edhe të ndërlidhura dhe pa përmendur ndonjë prej sahabëve. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë se hadithi është i fortë, e cila përmendet në “El-Furu (2/48)” nga Ibn Abdil-Hadi. El-Busejri i shpalli autentike disa prej rrugëve. Unë kam biseduar lidhur me këtë në hollësi dhe kam ndjekur rrugët e ndryshme në origjinal dhe pastaj në ”Irua-ul-Ghalil (500)”.

Shpërndaje: